www.ofertapune.net Operations and Safety Specialist | PunaIme

Operations and Safety Specialist

Kompania

OCM International

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

24-06-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Siguri & Mbrojtje

Kompania OCM INTERNATIONAL me seli në Ferizaj për nevojat e e saja,  hap konkurs për :

“Operations and Safety Specialist”

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Koordinon dhe organizon operacionet dhe procedurat e zyrës si dhe të qendrës tregtare.
  • Bën vlerësimin e rreziqeve potenciale në qendrën tregtare dhe rekomandon masa për mitigimin dhe zvogëlimin e këtyre risqeve.
  • Koordinon dhe mirëmban kontaktet bashkëpunuese me organet zyrtare shtetërore si, policia dhe zjarr fikësit, për sigurinë e qendrës tregtare.
  • Analizon raportet e aksidenteve dhe incidenteve, për të propozuar masa në korrigjimin e rrethanave të pasigurta dhe veprimeve që mund të shkaktojnë dëme ndaj individëve dhe aseteve të kompanisë.
  • Përgjigjet ndaj situatave emergjente në vendin e punës, gjegjësisht qendrën tregtare, ku mund të përfshihen rreziqe nga substanca të dëmshme, incidente të zjarrit dhe tymit, ose rreziqe të ngjashme nga burime të ndryshme, duke përgatitur raporte për palët relevante.
  • Përgjegjës për identifikim dhe selektimin e kompanive të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme dhe speciale si ato të sigurisë dhe shëndetit në punë, mirëmbajtjes, pastrimit, riparimeve, sigurimeve fizike dhe të ngjashme.
  • Të ketë shkathtësi të larta komunikimi, për qëllim të mirëmbajtjes së relacioneve me qiramarrësit.
  • Të jetë i aftë të krijoj raporte situate në baza ditore, javore dhe mujore sipas kërkesës së menaxhmentit.
  • Të ofroj ide kreative me qëllim të ngritjes së kualitetit për shërbime ndaj qiramarrësve.
  • Të krijoj objektiva strategjike dhe operacionale, që përmirsojnë proceset e kompanisë.
  • Të ndihmoj që proceset e kompanisë të qëndrojnë në përputhje me ligjin.
  • Të planifikoj buxhetin e kompanisë si dhe t’a prezentoj atë para menaxhmentit.
  • Të bëj vlerësimin dhe miratimin e projekteve të cilat paraqiten nga qiramarrësit.

Kushtet dhe shkathësitë për aplikim:

  • Të ketë të kryer nivelin bachelor;
  • Të ketë përvojë pune me furnitorë dhe kontraktorë të jashtëm;
  • Të ketë përvojë pune në inspektimin dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Të ketë aftësi menaxheriale të delegimit të punëve dhe zgjidhje të problemeve ditore;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, së paku nivelin B1 (është obligative);
  • Përparësi mund të kenë kandidatët me përvoja të ngjashme në misione jashtë shtetit;
  • I aftë të përdor paketën Microsoft Office;
  • Mos të ketë qenë i dënuar apo i ndjekur penalisht duke sjellë çertifikatën nga Gjykata relevante;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar :

  1. Mund të aplikojnë në emailin [email protected] duke vendosur pozitën e punës “Operations and Safety Specialist” si dhe “Emrin Mbiemrin” në subjekt të e-mailit.

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese,referencë,certifikata të trajnimeve, punime të ndryshme ,  do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 08 Korrik 2022