www.ofertapune.net Ngasës i Makinerisë së Rëndë/Manipulator | PunaIme

Ngasës i Makinerisë së Rëndë/Manipulator

Kompania

KMDK

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

29/07/2020

Data e perfundimit

11-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A

Në bazë të Ligji nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, KMDK SH. A. është Kompania e vetme e Legalizuar dhe e Licencuar për Menaxhimin e Deponive Sanitare të Mbeturinave në Republikën e Kosovës dhe është e regjistruar si shoqëri aksionare, në bazë të Rregullores Nr. 19/2020 për Procedurat e Punësimit, Strukturën Organizative, Kategorizimin dhe Përshkrimin e vendeve të punës në KMDK SH.A si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik

Shpall Konkurs të Jashtëm – Publik për këto vende pune:

Pozita: Ngasës i Makinerisë së Rëndë/Manipulator
Kontratë për punë specifike- (1 pozitë )
Vendi i punës : Stacioni i Transferit Gërlicë, Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të respektojë Udhëzimet e dhëna nga përgjegjësi i deponisë dhe inxhinieri i makinerisë lidhur me përdorimin e makinerisë;
  • Ti respektojë rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara për makinerinë e rëndë;
  • Ti respektojë rregullat e caktuara të komunikacionit;
  • Të jetë fleksibil në punë, të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në kolektiv;
  • Para çdo vozitje të bëjë kontrollimin e gjendjes së makinerisë;
  • Të njoftojë për çdo defekt të makinerisë tek përgjegjësi i deponisë;
  • Pas çdo përdorimi të bëjë kontrollin, pastrimin dhe ta kthejë makinerinë në vendin e caktuar;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së PD dhe STF;
  • Për punën e vet jep përgjegjësi, përgjegjësit të deponisë.

Kualifikimet:

  • Diploma e shkollës fillore.
  • Minimum 1 vjet përvojë pune.

Aftësitë kryesore

  • Të posedojë patentë Shoferë të kategorisë përkatëse

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • CV
  • Diplomat,
  • Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet,

Dëshmi mbi përvojën në punë, si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.

Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa KMDK SH.A mban të drejtën e formimit të listës së shkurtuar me aplikantët që i plotësojnë kushtet e Konkursit. Lartësia e pagës për pozitën e lartëcekur, do të përcaktohet në harmoni me politikat e Kompanisë dhe rregulloren e brendshme. Të gjithë kandidatët/et e interesuar për punësim që i plotësojnë kushtet e konkursit, mund ta dorëzojnë aplikacionin që gjendet në Web faqe dhe dokumentacionin e kërkuar në adresën: Rruga: Bekim Fehmiu nr. 137, 10000 Prishtinë, Kosovë. (Afër Shkollës Shtjefën Gjeçovi), Lakrishtë. Tel: 038/ 600 – 552,

Afati për aplikim është 15 ditë nga data 28.07.2020 deri me datë 11.08.2020 ora 08:00-16:00.

Shpallja e plote e punes.

Apliko këtu