Nëpunës të Misionit Konsullorë (15)
Data e publikimit
28/07/2020
Data e perfundimit
16-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës/ Ministarstvo Inostranih Poslova i Dijaspore/Ministry of Foreign Affairs and Diaspora
Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme – Departman Finansija and Opste Usluge – Department of Finance and General Services
Divizioni i Personelit – Divizija Personela (Osoblja) – Personel Division
Mbështetur në nenet 19 dhe 20 të Ligjit Nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm, të Republikës së Kosovës, nenin 8.1 të Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2012 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr.2009/2 për procedurat e emërimit të kandidatëve për drejtues dhe nëpunës tjerë të Misionit konsullorë, bazuar në vendimin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës nr. 383/2020, datës 15.07.2020 për hapjen e konkursit për nëpunës të Misionit Konsullorë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpall:
KONKURS
Për pesëmbëdhjetë (15) Nëpunës të Misionit Konsullorë
MPJD – NMK – 15/2020
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mbështetur në nenin 32.1 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, nëpunësi i Shërbimit të Jashtëm ushtron me ndershmëri dhe korrektësi funksionet dhe detyrat e ngarkuara në përputhje me urdhrat, udhëzimet dhe rregulloret e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
- Mbanë përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve gjatë kryerjes së detyrës;
- Mbron interesat e shtetit të Kosovës dhe të shtetasve dhe personave juridik të Republikës së Kosovës në shtetin ose shtetin ku është akredituar dhe ushtron funksionet e tij;
- Zbaton Rregullat për informacionin e klasifikuar edhe pas largimit nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe siguron ruajtjen e të dhënave dhe informatave që iu janë besuar;
- Pezullon aktivitetin e tij në një parti, organizatë ose shoqatë politike gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm;
- Mban në të gjitha rrethanat një qëndrim moral të denjë dhe profesional;
- Nuk bën deklarata që bien në kundërshtim me qëndrimin e Republikës së Kosovës në marrëdhënie me shtete tjera ose organizata ndërkombëtare;
- Respekton ligjet dhe rregulloret e shtetit ose të shteteve ku është akredituar dhe të mos përfshihet në veprimtari, të cilat mund të vlerësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit ose të shteteve ku zhvillon veprimtarinë;
- Ushtron veprimtarinë e vet, në përputhje me imunitetet dhe privilegjet që gëzon si anëtar i misionit diplomatik;
- Nuk ushtron në shtetin ose shtetet ku është akredituar veprimtari tregtare ose çdo veprimtari tjetër fitimprurëse për llogari të tij ose të familjes së tij.
Kualifikimet dhe përvoja e punës:
Në pajtim me nenin 19 të Ligjit Nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm, të Republikës së Kosovës, nenin 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2012 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 3/2009 për Procedurat e Emërimit të Kandidatëve për Nëpunës tё Misionit Konsullorë dhe vendimin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës nr.383.2020, datë 15.07.2020 kandidati, duhet të:
- Të ketë shtetësinë e Kosovës;
- Të ketë aftësinë e plotë për të vepruar;
- Të mos jetë dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;
- Të mos ketë asnjë masë disiplinore të shqiptuar kundër tyre për përjashtim nga puna;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën;
- Të ketë një kualifikim adekuat profesional;
- Të zotërojë në mënyrë të pranueshme dhe të përshtatshme gjuhë të huaj, të pranueshme për të punuar në shërbimin e jashtëm;
- Të kenë kaluar provimin pranues të organizuar nga Ministria, ashtu siç përcaktohet në këtë Udhëzim Administrativ;
- Të këtë të paktën dy (2) vite përvojë pune profesionale.
Bazuar në vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nr.383/2020, datë 15.07.2020, për shpalljen e konkursit për nëpunës të Misioneve Konsullore, kandidati preferohet:
- Të njohë sa më shumë gjuhë të huaja të pranueshme ndërkombëtarisht, duke përshirë gjuhët e shteteve të cilave Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i jep përparësi, sipas nevojave të identifikuara;
- Të ketë njohuri për shtetet apo rajonet, të cilat Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i vendos në prioritet;
- Të kenë të përfunduar shkollimin në drejtime përkatëse, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë lidhen me çështje të politikës së jashtme dhe të fushëveprimit të nëpunësit në funksione konsullore dhe diplomatike;
- Të ketë dëshmi për kualifikime në fushën e shërbimit konsullor;
- Të ketë përvojë të punës profesionale në fushën e politikës së jashtme, diplomacisë dhe shërbimeve konsullore.
- Vendet të cilat Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka identifikuar me rëndësi, në vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nr.383/2020, datë 15.07.2020, duke pasur parasysh nevojat, e shërbimit të jashtëm, në kuptim të këtij vendimi janë:
- a)Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
- b)Republika e Shqipërisë;
- c)Mbretëria e Bashkuar;
- d)Republika Federale e Gjermanisë;
- e)Republika e Francës;
- f)Republika e Italisë;
- g)Konfederata e Zvicrës;
- h)Mbretëria e Suedisë;
- i)Mbretëria e Japonisë;
- j)Arabia Saudite;
- k)Emiratet e Bashkuara Arabe;
- l)Australia;
- m)Republika e Senegalit.
Dokumentacioni:
Në pajtim me nenin 3, pika 3.4. të Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2012 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr.2009/2 për procedurat e emërimit të kandidatëve për drejtues dhe nëpunës tjerë të Misionit konsullor, bashkë me flet-aplikacionin, kandidati dorëzon dokumentacionin në vijim:
- CV-në në gjuhën shqipe, serbe apo angleze;
- Kopjet e diplomave dhe kualifikimeve të tjera akademike dhe profesionale;
- Dëshmi nga Qendra për Punë Sociale se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar;
- Dëshmi nga gjykata kompetente se kandidati nuk është dënuar për kryerje të veprës penale;
- Dëshmi mjekësore se kandidati është në gjendje të mirë për të kryer detyrën.
Kandidatët e përzgjedhur, pas përfundimit të trajnimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, emërohen në misionet diplomatike apo konsullore, sipas nevoja të shërbimit të jashtëm.
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët zyrtar për aplikim mund të merren në Uebfaqen e Ministrisë ose në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, hyrja, rruga Luan Haradinaj, nr. 32, në Prishtinë.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, vërtetimet, referencat etj. të kërkuara, mund të dorëzohen:
– Drejtpërdrejtë në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJD-së, dhe
– Përmes postës dhe email adresës zyrtare.
Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe i plotësuar gabimisht, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data 18/07/2020, deri më 16/08/2020, në ora 16.00.
Për informata shtesë mund të kontaktoni zyrën e personelit në telefonin: 038 200 77073, 038 200 77118 dhe 038 200 77056
Konkursi është i publikuar edhe në Uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës: www.mfa-ks.net.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ofron mundësi të barabarta në punësim, sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës.