Nëpunës/e për Kontabilitet
Data e publikimit
11-05-2023
Data e perfundimit
02-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
KONKURS
Për rekrutim te Dy (2) Nëpunës-e per kontabilitet për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohe te caktuar (njera pozite eshte zevendesim):
Përgjegjësitë:
- Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
- Verifikon të dhënat ne dokumentet për regjistrim,
- Nxjerre raporte nga libri kryesor i kontabilitetit,
- Plotëson formularë dhe dokumente tjera të nevojshme financiare,
- Punë të tjera të ndërlidhura me kontabilitet.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme drejtimi banka, financa dhe kontabilitet),
- Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
- Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave në kontabilitet,
- Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office,
- Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri te gjuhës angleze (e preferueshme),
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 11.05.2023 deri me dt. 17.05.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=833
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Apliko këtu