www.ofertapune.net Ndihmës Punëtor në Mirëmbajtje | PunaIme

Ndihmës Punëtor në Mirëmbajtje

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-05-2023

Data e perfundimit

15-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shield Recruitment & HR kërkon Ndihmës Punëtor në Mirëmbajtje për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për kryerjen e punëve fizike në Hotel dhe të punëve të tjera në mirëmbajtjen e objektit, i cili përfshinë, instalimet elektrike, rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit dhe hidrantëve, ngrohtoren dhe ventilimin;
  • Përkujdeset dhe sigurohet se të gjitha aparaturat në banjë janë në gjendje të rregulltë të punës, pajisjet elektrike në dhomë funksionojnë dhe se ngrohja, ventilimi dhe ftohja janë funksionale;
  • Asiston dhe përkujdeset në evitimin dhe mënjanimin e avarive në sistemin elektrik, riparimin e prishjeve të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike, kontrollimin e funksionalitetit dhe të gjendjes së makinave, pajisjeve dhe të instalimeve elektrike etj;
  • Asiston dhe përkujdeset në mirëmbajtjen dhe funksionimin e rregulltë të rrjetit të ujësjellësit dhe funksionimin e nyjeve sanitare dhe mbledhjen e ujërave të zeza si dhe në riparimin dhe zëvendësimin e çdo prishje të ujit dhe të kanalizimit;
  • Asiston dhe përkujdeset në mirëmbajtjen dhe në kontrollimin e funksionimit të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike të ngrohtores, ventilimit dhe ftohjes brenda hotelit si dhe ndërmerr masa për evitimin e prishjeve dhe mënjanimin e avarive eventuale;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Shkolla e Mesme;
  • Së paku 3(tri) vite përvojë pune në mirëmbajtje të hoteleve;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara organizimi;
  • Aftësi të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 31/05/2023 në ora 16:00. apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr.Hajdar Dushi Hyrja 1-B, Kati 4  Nr.10  Prishtinë çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.