Ndihmës në fabrikë për ndërrimin e parë dhe të dytë
Data e publikimit
17-05-2023
Data e perfundimit
31-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Pro Home Design me lokacion në Miradi të Epërme, është fabrikë e përpunimit të drurit, metalit, iverpllakës, mediapanit dhe mobilieve të kopshtit.
Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:
Ndihmës në fabrikë për ndërrimin e parë dhe të dytë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ndihmon në prerje dhe formësim të strukturave dhe formave të ndryshme nga druri, metali dhe materialet e ndryshme;
- Ndihmon në lëmim, shpuarje dhe ngjyrosje të lëndëve të drurit, metalit dhe materiale të tjera (sipas matjeve);
- Përdorimi i mjeteve të ndryshme të dores dhe elektrike për të ndërtuar në mënyrë të sigurt projektet e caktuara;
- Interpretimi i vizatimeve teknike për prodhimin e mobileve, aksesoreve të ndryshëm;
- Ndjek udhëzimet e eprorit;
- I përmbahet kodeve dhe udhëzimeve lokale të sigurisë;
Kualifikimet :
- Eksperienca e punës jo e domosdoshme;
- Njohje bazike e teknikave të zdrukthtarisë dhe metodave ndërtimit;
- Aftësi bazike në përdorimin e pajisjeve elektrike, manuale dhe mjeteve matëse;
- Aftësi për të lexuar dokumente teknike dhe vizatime;
- Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet e sigurisë gjatë gjithë kohës;
- Gjendje e mirë fizike dhe qëndrueshmëri;
Ne ofrojmë:
- Zhvillim professional;
- Pagë konkuruese;
- Ambient komod të punës;
- Shujtë ditore;
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin : 045/268-695
Data e fundit për aplikim: 17.05.2023
Apliko këtu