www.ofertapune.net Ndihmës Mësues/e në Qendrën Ditore në Nashec (Prizren) | PunaIme

Ndihmës Mësues/e në Qendrën Ditore në Nashec (Prizren)

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

13-04-2023

Data e perfundimit

27-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ndihmës Mësues/e në Qendrën Ditore në Nashec (Prizren)

Data e fillimit    Qershor 2023

Kontrata              Kontratë me afat njëvjeçarë (me mundësi vazhdimi)

Paga                      Në përputhje me nivelin e pagave në organizatë             

Vendi                   Nashec/ Prizren, Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 28.04.2023, ora 16:00!

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

Terre des hommes Lausanne në Kosovë (TdhK) është organizatë jo-fitimprurëse që vepron në Kosovë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke qenë në krye të themelimit dhe fuqizimit të sistemit nacional të mbrojtjes së tyre. Fusha e ekspertizës së TdhK-së përshkon një gamë të gjërë, prej ndërhyrjes së drejtpërdrejtë psiko-sociale të fëmijëve të cënueshëm, familjeve dhe pjesëtarëve të komunitetit të tyre, e deri te fuqizimi i institucioneve lokale, rajonale e shtetërore si dhe palëve kryesore të interesit, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vend pune, ashtu që të zhvillohen dhe zbatohen strukturat, politikat, standardet dhe procedurat adekuate.

Terre des hommes Kosovë i ka tri programe kryesore të ndërhyrjes: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migrimi dhe Anti-trafikimi; 3) Drejtësia për të mitur.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE

Në kuadër të projektit dy-vjeçar “Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit, si dhe shërbimet sociale dhe arsimore për vajzat dhe djemtë e cënueshëm, posaçërisht ata në situatë rruge dhe familjet e tyre”

(Shtator 2022- Nëntor 2024)  – i mbështetur financiarisht nga Zyra e BE-së dhe UNICEF-i në Kosovë, TdhK planifikon ta funksionalizoj Qendrën e dytë të Qëndrimit Ditor për fëmijët në situatë rruge dhe atyre që janë të cënueshëm, këtë radhë në Nashec/Komuna e Prizrenit. Qëllimi i qendrës është të ofrojë shërbime të integruara që përfshijnë,shërbime psiko-sociale, aktivitete arsimore, këshillime psikologjike, ndihmë mjekësore, aktivitete të kohës së lirë,  aktivitetete socio-kulturore, ofrimin e ushqimit, shërbimet higjienike e sanitare, si dhe veshmbathje. Shërbimet e synuara do të marrin parasysh aspekte të ndryshme të mirëqenies së fëmijës, si siguria, shëndeti, shëndeti mendor, arsimimi, ashtu si edhe mbështetja sociale dhe psikologjike.

Funksioni kryesor i Ndihmës Mësuesit/es në Qendrën Ditore në Nashec është të ofrojë mbështetje arsimore dhe edukative për fëmijët dhe familjet e cënueshëm, të cilët e kalojnë nje pjësë të konsiderueshme të kohës së tyre në rruge dhe nuk e vijojnë me rregull mësimin formal. Kjo pozitë synon të ofrojë shërbime brenda hapësirës së Qendrës Ditore në Nashec të Prizrenit, me qëllim që të adresojë nevojat arsimore të fëmijëve dhe të ofrojë mbështetjen e nevojshme për mësim-nxënie.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

Përgjegjësitë kryesore të Mësuesit/es Mbështetës/e në Qendrën Ditore në Nashec janë:

  • Ofrimi i mbështetjes emocionale për fëmijët dhe familjet e tyre;
  • Ofrimi i mbështetjes arsimore për fëmijët që përballen me vështirësi në mësimdhënie dhe asistimi i tyre për të përmbushur kërkesat e nevojshme edukative;
  • Planifikimi dhe udhëheqja e aktiviteteve ose ngjarjeve jashtë mësimore në bazë të kurrikulës që zhvillohet nga TdhK dhe që promovon interesat e fëmijëve, ndërveprimin social dhe kreativitetin individual;
  • Të motivojë fëmijët për të përmirësuar rezultatet e tyre të mësimit dhe për të zhvilluar sjellje pozitive sociale me fëmijët e tjerë brenda qendrës;
  • Të nxisë ndërtimin e marrëdhënieve pozitive me prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që frekuentojnë Qendrën Ditore, duke organizuar takime të rregullta në lidhje me përparimin akademik të fëmijës së tyre, diskutimin e çdo shqetësimi apo problemi, dhe duke kërkuar në mënyrë aktive feedback-un e tyre;
  • Të krijojë një mjedis stimulues dhe tërheqës që mund të ndihmojë në motivimin e fëmijëve për të mësuar dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e një programi argëtues dhe të kënaqëshëm për fëmijët;
  • Kontriboj në përpjekje të regjistrimit të fëmijëve në systemin arsimor;
  • Kontriboj në përpilimin e kampanjave vetëdijësuese lidhur me rëndësimin e shkollimit;
  • Ndarja e përvojave dhe informacioneve me anëtarët e tjerë të stafit në qendër;
  • Shënimi dhe mbarëvajtja e bazës së të dhënave të fëmijëve në lidhje me progresin e tyre;
  • Hartimi dhe dorëzimi i formularëve individuale të vëzhgimit, analizën e performancës dhe të përpilimit individual të dosjes, si dhe plotësimi dhe dorëzimi i bazës së të dhënave dhe çdo formulari tjetër të raportimit kur kërkohet nga Koordinatori i Qendrës dhe bazuar në kërkesat e projektit;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me Punonjësin Social dhe Psikologun për raste të fëmijëve në nevojë për mbrojtje dhe ofrim të shërbimeve;
  • Identifikimi dhe referimi i rasteve të fëmijëve dhe familjeve në nevojë dhe në rrezik në bashkëpunim me stafin e qendrës;
  • Pjesëmarrja në aktivitetet me qëllim të ngrijtes së kapaciteteve të oganizuara nga TdhK;
  • Përgatit raporte mujore, tremujore dhe vjetore lidhur me punën për mbikqyrësit, donatorët, organizatat partnere, si dhe për institucionet vendore dhe ndërkomëbtare;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikqyrësi;
  • Garanton përputhshmërinë me Politikën e Mbrojtjes së Fëmijës, rregulloret dhe politikat e tjera të TdhK-së

PROFILI JUAJ

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në arsim parauniverzitar, mësim klasor, ose fakultet filologjik drejtime akuivalente.
  • Të paktën një vjet përvojë punë në pozitë të ngjashme.
  • Njohuri të rregulloreve dhe politikave vendore për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
  • Të ketë motivë të lartë të punojë më fëmijët dhe familjet në situatë rruge dhe kategoritë e tjera të cënueshme.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe të komunikimit.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
  • Fleksibilitet dhe adaptueshmëri për të punuar në një mjedis sfidues dhe të ndryshueshëm.
  • Të posedon patentë shofer, kategoria B.

SI TË APLIKONI:

Kandidatët e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë CV-në dhe letrën motivuese, në gjuhën angleze ose shqipe, në adresën [email protected]

Ju lutem në subjektin e emailit tuaj të aplikimit të shkruani: “Ndihmës Mësues/e në Qendrën Ditore në Nashec (Prizren), emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve: 

Të zotohet për të respektuar Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së, duke përfshirë Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve, Politikën e Sigurisë dhe Politikën Kundër Mashtrimit/Korrupsionit, ashtu si edhe Politikën e Sinjalizimit.

Për shkak të numrit të lartë të parashikuar të aplikimeve, TdhK nuk është në gjendje t’i përgjigjet individualisht çdo aplikuesi. Ju ta keni parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistën e parë.

Pajtueshmëria me GDPR:

Duke dërguar aplikimin tuaj, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren në procesin e rekrutimit. Të gjitha dokumentet që do të kërkojmë në hapa të ndryshëm të procesit të rekrutimit do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

I gjithë stafi i përfshirë në rekrutim dhe përzgjedhje është i vetëdijshëm se zbatohen rregullat për mbrojtjen e të dhënave dhe se informacioni personal do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. Sipas politikës sonë, ne do t’i mbajmë dokumentet tuaja të aplikimit vetëm për periudhën e rekrutimit.

Kandidati i përzgjedhur do t’i nënshtrohet procesit të shqyrtimit të përcaktuar nga rregulloret e brendshme të TdhK-së dhe duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Tri referenca të plotësuara në formatin e TdhK-së që do të dërgohen drejtpërsëdrejti nga TdhK-ja;
  • Certifikatë e kontrollit të historisë kriminale nga Policia;
  • Certifikatë e kontrollit të historikut nga Gjykata;
  • Certifikata e raportit mjekësor.

Teaching Assistant at the Day Care Centre in Nashec (Prizren)         

Start date            June 2023

Contract              One-year full-time contract (with possibility of extension).

Salary                   In line with similar position grades in the organization.               

Location              Nashec/Prizren, Kosovo

Deadline for applications: 28.04.2023 at 16:00 o’clock!

BACKGROUND

Terre des hommes Lausanne in Kosovo (TdhK) is a non-profit organization which has been operating in Kosovo in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. Terre des hommes’ area of expertise ranges from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper child-sensitive structures, policies, standards and procedures. Terre des hommes Kosovo has 3 main programs of interventions: 1) Child Protection; 2) Migration and Anti-Trafficking; 3) Juvenile Justice

ROLE DESCRIPTION

In the framework of the two year project “Increase access and quality of care and social and educational services for vulnerable girls and boys particularly those in street situations and their families” (September 2022- November 2024)  – financially supported by the EU Office and UNICEF Office in Kosovo, TdhK is planning to operationalize the second day care centre in Nashec/Prizren municipality for children in street situation and those that are vulnerable. The aim of the center is to provide integrated services that include psycho-social services, educational activities, psychological counselling, medical support, leisure, socio-cultural activities, provision of nutrition, hygienic and sanitary services, as well as clothing. The targeted services will consider different aspects of the child’s well-being, such as safety, health, mental health, education, and social and psychological support.

The Nashec Day Care Centre Teaching Assistant’s primary function is to provide educational and teaching support to vulnerable children and their families, who spend a considerable amount of time on the streets and do not attend regular school. This position operates within the framework of the Day Care Center in Nashec, Prizren, with the goal of addressing the educational needs and providing support to these children and their families.

MAIN RESPONSIBILITIES

The main responsibilities of the Teaching Assistant in the Day Care Centre in Nashec are:

  • Providing emotional support to children and their families;
  • Providing educational support to children who face learning difficulties and helping them meet necessary requirements;
  • Plan and lead extracurricular activities or events based on the curriculum developed by TdhK that promotes the interests of the children, social interaction and individual creativity;
  • Motivating the children to improve their learning outcomes and develop positive social behaviors with other children within the center;
  • Foster positive relationships with parents and caregivers of the children attending the Day Care Centre, by providing regular updates on their child’s progress, discussing any concerns or issues that arise, and actively seeking their input and feedback;
  • Creating a stimulating and engaging environment can help motivate children to learn and can contribute to their overall enjoyment and satisfaction with the program;
  • Contribute to efforts to register children in the education system;
  • Contribute to the designing of awareness campaigns regarding the importance of education;
  • Exchanging experiences with other staff members in the center;
  • Keeping track of attendance of children in the database;
  • Drafting and submitting monthly reports, including individual forms of observation, performance analysis, and individual file compilation, as well as filling and delivering the database and any other reporting forms that are required by the coordinator of the center based on the project needs;
  • Cooperating closely with the Social Worker and Psychologist for cases of children in need for the best interest of the children;
  • Identifying and referring cases of children and families in need of service provision and at risk in cooperation with other staff members of the center;
  • Participating in capacity building activities organized by TDHK;
  • Prepares monthly, quarterly, and annual reports related to the work’s product for supervisors, donors, partner organizations, as well as national and international institutions;
  • Perform any other duties assigned by the supervisor;
  • Ensure compliance with the Child Protection Policy and other related regulation and policies of TDHK.

YOUR PROFILE

Qualifications and competencies:

  • University degree in pre-school and primary education, or faculty of philology equivalent majors.
  • At least one year of experience in similar position.
  • Familiarity with local laws, regulations and policies on child protection and welfare.
  • Highly motivated to work with children and families in street situations and other vulnerable categories.
  • Excellent communication and interpersonal skills.
  • Fluency in Albanian, knowledge of English is an advantage.
  • Flexibility and adaptability to work in a challenging and fast-paced environment.
  • Valid driving license, category B.

TO APPLY:

Qualified applicants are encouraged to submit their CV and motivation in English or Albanian to  [email protected]

Please include “Teaching Assistant in the Nashec Day Care Centre”, your name and surname” in the subject line of the application email.

Child Safeguarding Policy: 

To commit to respect TdhK Risk Management Policies including Child Safeguarding Policy, Safety and Security Policy and Anti-Fraud/Corruption Policy, Whistle Blowing Policy.

Due to an anticipated high number of applications, TdhK is not able to respond to every applicant individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted for the first interview.

GDPR compliance:

By sending your application, you agree that your personal data will be used in the recruitment process. All the documents we will request in different steps of the recruitment process will only be used for this purpose.
All staff involved in recruitment and selection are aware that data protection rules apply, and that personal information will be treated confidentially. According to our policy, we will keep your application documents for the period of the recruitment only.

The selected candidate will undergo the screening process as set by the internal regulations of TdhK and have to submit the following documents:

  • Three references filled in the TdhK format that will be sent directly from TdhK;
  • Certificate of criminal background check from Police;
  • Certificate of background check from the Court;
  • Certificate of medical report.