Ndihmës Depoist
Data e publikimit
04/08/2020
Data e perfundimit
20-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 19 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Vushtrri.
Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë;
- Ndihmës Depoist (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në pranimin e porosive, në përgatitjen për daljen e mallit nga depo dhe në organizim liferimit të mallit;
- Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjetet transportuese edhe regjistrimin e tyre në depo;
- Asiston në pranimin e mallit të importuar, në kontrollimin sasisë dhe gjendjen fizike të mallit (mos është dëmtuar gjatë transporti);
- Kryen dërgesa të mallit tek klientët apo pikat e kompanisë sipas nevojës;
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion;
- Preferohet përvojë pune relevante;
- Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B);
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/
Afati për aplikim deri me datë: 20.08.2020
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.