Ndërtimtar, Jurist, Arkitekt

Kompania

Komuna e Deçanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Deçan

Data e publikimit

21/05/2020

Data e perfundimit

27-05-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil nenit 12, pika 4, Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve Nr. 04)L-077 dhe Ligjin Nr. 06JL-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje, neni 6, Kryetari i Komunës shpall:

KONKURS
(Për kryerjen e punëve për shërbime të veçanta- 3 (tri) pozita)

Drejtoria: Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Titulli i vendit të punës:

  • Ndërtimtar një (1) pozitë,
  • Jurist një (1) pozitë dhe
  • Arkitekt një (1) pozitë.

Numri i ekzekutuesve: tre (3).
Lloji i pozitës: Marrëveshje për shërbime të veçanta (kohëzgjatja 6 muaj) me mundësi vazhdimi.
Orari i plotë: 40 orë në javë.

Detyrat dhe përgjegjesitë:

  • Zhvillimin e fushatave të komunikimit për informimin e publikut per legalizimin e objekteve;
  • Ofrimin e informacioneve specifike në formatin “Sistemi Informativ Gjeografik” (GIS) mbi vendndodhjen e pronës;
  • Ofrimin e informacioneve specifike në formatin “Sistemi Informativ Gjeografik” (GIS) mbi korridoret infrastrukturore lokale të cilat do të përfshihen në Bazën e të Dhënave të Legalizimit
  • Ofrimin e shërbimeve përmes një sporteli të vetëm (One Stop Shop) për t’u ofruar aplikuesve një pikë të vetme kontakti për legalizim dhe regjistrim të ndërtesave të legalizuara dhe pjesëve të ndërtesave të legalizuara në Kadastër dhe në “Regjistri i të Drejtave në Pronë të Paluajtshme” (RDPP)
  • Regjistrimin e të gjitha ndërtimeve pa leje të kategorive I dhe II brenda territoreve të tyre në pajtim me nenin 9 ti ij Ligji dhe sipas udhëzimeve të Ministrisë
  • Përfshirjen e të dhënave në Bazën e të Dhënave të Legalizimit dhe përdorimin e tij në pajtim me nenin 8 të kë ji, dhe sipas udhëzimeve të Ministrisë
  • Trajtimin e ndërtimeve të kategorive I dhe II në pajtim me igj dhe aktet nënligjore përkatëse
  • Identifikimin dhe përfshirjen në listën e pritjes të të gjitha ndërtimeve pa leje brenda territorit të tyre të cilat ndodhen në pronë publike, në pronë shoqërore, në toka bujqësore nën komasacion dhe nën sistem të ujitjes, sipërfaqe të mbrojtura, zona të mbrojtura, Zonat të veçanta të mbrojtura, zona të veçanta dhe korridore infrastrukturore
  • Çdo organ komunal që posedon inventarë të ndërtimeve ose parcelave ku janë të bëra ndërtimet, duhet të rishikojë inventarët e saj dhe të sigurohet se ndërtimet pa leje trajtohen në përputhje me këtë Ligj
  • Trajtimin e ankesave të parashtruara gjatë procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje sipas nenit 22 të këtij Ligji
  • Përfshirjen e ndërtimeve të legalizuara në dokumentet e ardhshme të planifikimit hapësinor.

Shkollimi, aftësi përvojë dhe atribute tjera që kërkohen:

  • Diplomë Master për pozitën e punës: Ndërtimtar, paga 450 euro bruto, Diplome Bachelor për pozitën e punës Jurist paga 400 euro bruto dhe Diplome Bachelor për pozitën e punës Arkitekt paga 400 euro bruto.
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde, administrative-teknike ne një fushe të njohur teknike ose administrative
  • Shkathtësi të mira komunikuese, negocuese dhe bindëse
  • Njohuri në aplikimet e programeve: Nord, Excel Povver Point dhe Intranet.
  • Posedimi Patentë Shoferit i dëshirueshëm.

Aktet ligjore dhe nen ligjore, qe rregullojnë rekrutimin, përzgjedhja bëhet duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 037L-149, duke zbatuar një procedure të thjeshtësuar të rekrutimit.

Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e shpalljes publike, data: 20.05.2020 deri 27.05.2020.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet duhet të merren dhe dorëzohen ne Zyrën Pritëse: Kopjen e vërtetuar te diplomës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, dëshmi për përvojën e punës nëse ka.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.

Apliko këtu