Motër edukatore 09-3 (vend i lirë), Edukatore për moshën 3 – 6 vjeç (Zëvendësim)

Kompania

Shtëpia Magjike

Telefoni

044/200-227

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13/07/2021

Data e perfundimit

28-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5: Kopshti “Shtëpia Magjike” shpallë:    

KONKURS I JASHTËZAKONSHËM PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Pozita: Motër edukatore 09-3 (vend i lirë)

Orari: I plotë

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor “ SHTËPIA MAGJIKE” në fshatin Besi, afër Bashkësisë Lokale dhe QMF-së )
Rezymeja personale (CV)
Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Motër Edukatore:

Fakulteti i edukimit-programi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç

Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore

Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë

Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami

Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pa kualifikua sipas këtij UA. nuk do të merren në shqyrtim. 

Sqarime shtesë:

Pas plotësimit të kritereve të konkursit publik dhe dispozitat ligjore, kandidatët të cilët  hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet 5-8 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës   13.07.2021 – 28.07.2021. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor ‘Shtëpia Magjike “në Besi.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Vërejtje:

Kopshti “Shtëpia Magjike” gjendët në pushim vjetor prej datës 19.07.2021 deri 23.07.2021.

Pozita: Edukatore për moshën 3 – 6 vjeç (Zëvendësim)

Orari: I plotë

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucionin Parashkollor “Shtëpia Magjike” në fshatin Besi.

Rezymeja personale (CV);

Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);

Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Edukatore:

Kriteret e kualifikimit për edukatore (3-6 vjeç):

Fakulteti i Edukimit – programi Parafillor;

Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;

Fakulteti i Shkencave Sociale – programi Përkujdesja dhe Mirëqenia e fëmijëve;

Fakulteti Filozofik – dega e Pedagogjisë;

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate:

Numri i kredive ECTS;

Nota mesatare gjatë studimeve ;

Përvoja e punës në arsim (vite);

Numri i trajnimeve relevante të akredituara nga MASHT ;

Kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen sipas kritereve si në vijim:

Njohuritë e përgjithshme;

Aftësitë e përgjithshme dhe personalitetit dhe

Njohuritë profesionale.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 13.07.2021  16.07.2021. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “ Shtëpia Magjike” në Besi.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Kopshti “Shtëpia Magjike” Besi, Prishtinë

23.06.2021

Vërejtje:

Kopshti “Shtëpia Magjike” gjendët në pushim vjetor prej datës 19.07.2021 deri 23.07.2021.

Apliko këtu