Monitorues i kamerave (4)
Data e publikimit
19/10/2020
Data e perfundimit
30-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Klan Kosova shpall konkurs pune këto pozita :
Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Klan Kosova fton kandidatë të aplikojnë për vendin e punës si:
Monitorues i kamerave ( 4 vende )
Pershkrimi i detyrave:
- Monitoron kamerat e sigurisë si dhe raporton problematikat e ndryshme gjatë dites.
- Zbaton cdo ditë procedurat e sigurisë si dhe shikon funksionimin e sistemeve elektronike te mbrojtjes.
- Bashkëpunon dhe koordinon punen me policinë e shtetit dhe zjarrëfiksat kur është e nevojshme.
- Bënë detyra të tjera ne lidhje me sigurinë dhe mbarëvajtjen e punës.
- Harton raporte ditore tek menaxheri i sigurisë.
- Mirëmbane dhe kujdeset për pajisjet elektronike ku ai punon.
Kërkesat për këtë pozitë:
- Letërnjoftimin (kopje)
- Diplomen e shkollës së mesme (kopje)
- Vërtetimin nga Policia për verifikimin e të kaluares kriminale
- Vërtetimin nga Gjykata
- Çertifikaten Mjeksore
- Referenca të ndryshme të punëve të më hershme.
Aftësite e domosdoshme:
- Aftësi të mira komunikimi, raportimi dhe qasje në punë.
- Person dinamik dhe energjik.
- Disponueshmëri për të punuar me turne,jashtë orarit të punes si dhe ne fundjavë.
- Të ketë disiplin të lartë dhe korrektësi në punë .
- Aftësi vezhgimi dhe orientimi ndaj detajeve.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] apo pranë zyreve tona (ish Fabrika e Amortizatorëve – Zona industriale , Prishtinë).
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 16 Tetor 2020 deri me 30 Tetor 2020.
Apliko këtu