Monitorues/e i/e logjistikës
Data e publikimit
25/06/2020
Data e perfundimit
09-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:
MONITORUES/E E LOGJISTIKËS
Zyra qendrore e Ujë Rugove, Shkabaj, Prishtinë.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të pozitës:
- Bën monitorimin e GPS (përcjelljen e routave, pauzave, ndalesave e të ngjashme);
- Raporton me e-mail për parregullsitë gjatë monitorimit të GPS-ave;
- Monitoron përmes sistemit të GPS të gjitha automjetet e korporatës;
- Krijon dhe përgatit raporte të rregullta të punës;
- Ndihmon udhëheqësin e parkut vozitës në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të tij të punës.
Çka presim nga kandidatët/et:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
- Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Kriteret e punësimit:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Shkollimi i lartë universitar konsiderohet përparësi;
- E preferueshme të ketë së paku një (1) vit përvojë pune profesionale në këtë lëmi;
- Njohës/e e mirë e kompjuterit dhe programeve të paketës MS Office, sidomos i Excel;
- Mosha e preferuar 25-30 vjeçare;
- Patent shofer, kategoria B.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 9 korrik 2020, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.
Apliko këtu