Mjekë të Përgjithshëm (2)
Data e publikimit
07/10/2020
Data e perfundimit
19-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Bazuar ne nenin 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 .neni 4 pika L.në bazë të nenit 32 të ligjit per zyrtarë publik nr 06/L-114 në bazë Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik , neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës
Dy (2) Mjek të Përgjithshëm në OK MF-Lipjan,
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofton mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen duke respektuar kodin e mirësjelljes.
- Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin e sëmundjes.
- I përgjigjet nevojave të QKMF-së dhe punkteve të tjra në KPSH,
- Referon tek specialisti, nëse është e domosdoshme.
- Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal.
- Shërbime shëndetësore për femijë.
- Promovon edukimin shëndetësor në shoqëri.
- Trajton lëndimet e vogla.
- Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme.
- Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët.
- Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i Kujdesit Primar Shëndetësor nëpër punkte të tjera shëndetësore në Lipjan, me kërkesën e menaxherit dhe Drejtorit të QKMF-së.
- Për punën e tij i përgjigjet stafit menaxhues të QKMF-së dhe DSHPS-së.
Kushtet dhe kriteret ;
- Fakulteti i Mjekësisë — Drejtimi i Përgyithshëm
- Licenca nga Ministria e Shëndetësisë.
- Certifikata Shëndetësore,
- Certifikata gë nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan.
- Vërtetimi nga Policia gë nuk është nën hetime.
- Leternjofiimi kopje
Aftësitë:
- Të ketë aftësi komunikimi.
- Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën.
- Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë.
- Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale.
Paga mujore;
Koeficienti: 7.2
Puna Provuese tre muaj (3)
Aplikacionet mundë të merren në zyrën për shërbime me qytetarët, sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën zyrë bashkë me dokumentet për konkurrim.
Vërejtje:
Dokumentet e pranuara nuk kthehen, ndërsa dokumentet e pa kompletuara nuk do të shqyrtohen .
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit, ueb faqen e Komunës si dhe në tabelën e shpalljeve.
Apliko këtu