www.ofertapune.net Mirëmbajtës/e | PunaIme

Mirëmbajtës/e

Kompania

Teleperformance

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-03-2023

Data e perfundimit

15-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Titulli i punës: Mirëmbajtës/e
Vendi i punës: Teleperformance Kosova
Lloji i punës: Orar i plotë me kontratë të rregullt
Data e fillimit: Prill 2023

Teleperformance është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve. Për mbi 40 vite, kjo kompani shërben në shumë vende në të gjithë botën. Teleperformance është një partner strategjik i kompanive lidere në botë që ofron zgjidhje dhe rritë ndërveprimin e bizneseve më të njohura botërore me klientët e tyre, duke u shndërruar në një urë lidhëse midis klientëve dhe brendeve.

Përshkrimi i punës

Ne po kërkojmë mirëmbajtës/e të besueshme dhe të orientuar drejt detajeve për t’iu bashkuar ekipit tonë në Teleperformancë në Prishtinë. Kandidati i/e suksesshme do të jetë përgjegjës për ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të rregullt për kolegët.

Përgjegjësitë:

  • Pastron dhe mirëmban ambientet e zyrës, duke përfshirë banjat, zonën e kuzhinës, dhomat e mbledhjeve dhe ambientet e përbashkëta;
  • Mirëmban mjetet e punës që i përdorë;
  • Kujdeset për higjienën e liftit;
  • Pastron dritaret dhe gjërat e tjera në hapësirën e përbashkët të hyrjeve;
  • Raporton çdo çështje të mirëmbajtjes ose keqfunksionim të pajisjeve tek mbikëqyrësi përkatës;

Kërkesat:

  • Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme në pastrim ose mbajtje shtëpie;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur udhëzimet;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale;

Teleperformance është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe ne mirëpresim aplikantët nga të gjitha sferat. Ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozicion.!

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem të drejtoheni direkt tek objekti i Teleperformances në Prishtinë afër Xhamisë së Llapit, nga e Hëna deri të Premten nga ora 09:00 deri në 16:00. Afati i fundit për aplikim është 24 Mars 2023.

Numri i personave që do të punësohet është i limituar.