www.ofertapune.net Mësues / Mësuese (3) | PunaIme

Mësues / Mësuese (3)

Kompania

Mesimi Plus

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-08-2022

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Qendra Mësimi Plus ofron program edukativo-arsimor (mësim shtesë) i cili synon të jetë një dorë përkrahëse për gjithë ata nxënës të cilët për arsye të ndryshme kane ngecje në përvetësimin e mësimeve nga lëndë të caktuara shkollore. Nxënësve iu ofrojmë ambient jashtëzakonisht të volitshëm, me klasa të digjitalizuara (smartboards) dhe me staf profesional të përgatitur dhe me përvojë në mësimdhënie.  

Mësimi Plus gjendet në lagjen Ulpiana, 50 metra distancë nga të Sh.F. Hasan Prishtina, në Prishtinë. Puna jonë fokusohet në dy lloj aktivitetesh:

  1. Qëndrim gjysmë ditor – (asistencë-ndihmesë rreth detyrave të shtëpisë, ushtrime për lëndë shkollore dhe aktivitete argëtuese dhe edukative) për nxënësit e klasave K1 – K5.
  2. Mësimi Plus – kurs profesional në funksion të ndihmës adekuate për nxënësit e klasave K1 – K9 për lëndët Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjuhë Shqipe, duke i pavarësuar në zgjidhjen e detyrave të shtëpisë (në lëndë të ndryshme), në fitimin e vetëbesimit dhe në zhvillimin e mendimin kritik.

Mësimi Plus hapë konkurs për:

  • Tre (3) mësues/mësuese; për të punuar me nxënësit  e klasave K1-K5 në Qëndrim gjysmë ditor si dhe për të punuar me nxënësit të cilët kërkojnë ndihmesë profesionale për detyra të shtëpisë dhe mësim plotësues në lëndët përkatëse.

Mësuesi/mësuesja zhvillon mësimdhënie me synim zotërimin e kompetencave themelore, në bazë të standardeve të të nxënit dhe duke përzgjedhur metodat dhe praktikat më të mira bashkëkohore, vendase e të huaja.

Detyrat dhe përgjegjësitë e mësuesit/es

  • Menaxhim i klasës në mënyrë efektive.
  • Vendosje e standardeve të qarta dhe të arritshme për nxënësit.
  • Përgatitje të plan-programit sipas nevojës dhe kërkesës.
  • Planifikim i njësive mësimore për lëndët specifike, si matematikë, gjuhë shqipe dhe lëndë tjera.
  • Mësimdhënie e njësive mësimore në konfigurimin e grupeve të plota ose të grupeve të vogla dhe /apo sipas nevojës edhe individuale.
  • Vlerësim i aftësive, fuqive dhe dobësive të nxënësve.
  • Përgatitje e nxënëseve për teste të standardizuara.
  • Krijim i portfolios për secilin nxënës.
  • Komunikim i rregullt me prindërit.
  • Zhvillim dhe zbatim i rregullave në klasë.
  • Mbikëqyrje e fëmijëve gjatë aktiviteteve jashtëshkollore (sheshi i lojërave).
  • Zhvillim i aktiviteteve në klasë.

Kompetencat e mësuesit/es

  • Njeh dhe aplikon strategji të ndryshme moderne të mësimdhënies.
  • Përdorë një shumëllojshmëri metodash interaktive për angazhimin e nxënësve në mësim përmes bashkëpunimit.
  • Ofron shumëllojshmëri aktivitetesh mësimore, duke përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta dhe duke e respektuar parimin e mësimit të individualizuar.
  • Njeh vlerësimin sumativ dhe formativ.
  • Njeh dhe përdorë një shumëllojshmëri metodash për vlerësim të të nxënit.

Si të aplikoni?

Ju lutem aplikoni duke klikuar butonin “Apliko” dhe duke e plotësuar formularin. Gjatë këtij procesi, ju mund të cekni në se ju përshtatet të punoni me orar të plotë apo me gjysmë orari.

Afati i fundit për aplikim, është data 28 Gusht 2022