Mësues/e (6), Mësimdhënës/e (3)
Data e publikimit
20/07/2020
Data e perfundimit
03-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Mbështetur në nenin 8, të Ligjit të Punës, neni 35 paragrafi 1,4 dhe 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04)L-032, neni 5 pika c, i Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ të MASHT ,it nr.1072018 dhe 0572015.Normativi për Kuadrin e Arsimit të përgjithshëm dhe arsimit professional. Drejtoria e Arsimit shpall:
KONKURS
PËR MËSIMDHËNËS PËR VITIN SHKOLLOR 2020/2021
1. Në SHFMU “ Gjon Serreçi” në Ferizaj:
– Një mësues klase.
2. Në SHFMU “Abetarja” në fshatin Softaj:
– Një mësues klase,
3. Në SHFMU “Dëshmorët e Kosharës” në fshatin Koshare:
– Një mësues klase (në zëvendësim).
4. Në SHFMU “Imri Halili” në fshatin Gaçkë:
– Një mësues klase (në zëvendësim).
5. Në SHFMU “Arsim Rexhepi” në fshatin Sazli:
– Një mësues klase (në zëvendësim).
6. Në SHFMU “Besim Rexhepi” në fshatin Komogllavë:
– Një mësues klase.
7. Në SHFMU “Vezir Jashari” në Ferizaj:
– Një mësimdhënës për histori, për 10 orë.
VENDE TË LIRA NË SHKOLLA TË MESMETË LARTA PËR VITIN SHKOLLOR 2020/2021
1. Në Shkollën e mesme Ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj:
– Një mësimdhënës për gjuhë shqipe.
2. Në Shkollën e mesme Gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj:
– Një mësimdhënës për gjuhë Gjermane.
Kushtet: Për vendet e punës për mësimdhënës kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas
Udhëzimeve Administrativ të shënuara më lartë të MASHT- Normativi për kuadër në arsimin e
përgjithshëm dhe në arsimin profesionale.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatët me përgatitje profesionale përkatëse.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsimit.
Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:
– Diplomën e fakultetit, kopje e vërtetuar,
– Çerrifikatën e lindjes,
-Letërnjoftimi kopje,
-Dëshmin që nuk jeni nën hetime ose në procedurë hetimore.
Kohëzgjatja e Kontratës së punës fillon prej datës së fillimit të vitit të ri shkollor, përkatësisht prej 01.09.2020, deri më 31.08.2021, ndërsa për vendet në zëvendësim, deri në kthimin e mësimdhënësve nga Pushimi i lehonisë, mjekësor, më së voni deri më 30.06.2021. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni.
Dokumentet nuk kthehen.
Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit, në tabelën e shpalljeve, në vveb faqen e Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruara të informimit, duke filluar prej datës 20.07.2020, deri më 03.08.2020.
Apliko këtu