www.ofertapune.net Mësimdhënës/e për Gjuhën Gjermane | PunaIme

Mësimdhënës/e për Gjuhën Gjermane

Kompania

Creative Education

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-11-2022

Data e perfundimit

02-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shkolla e kurseve “Creative Education” me seli në Prishtinë është institucion i akredituar nga AKK (Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve) për gjuhë gjermane dhe angleze.
 
Për plotësimin e vendeve të lira të punës, Creative Education, shpallë konkurs:
 
POZITA: Mësimdhënës/e të Gjuhës Gjermane.
 
KUSH MUND TË APLIKOJË:

Të gjithë ata që kanë të përfunduar fakultetin e gjuhës gjermane dhe kanë aftësi të mira në mësimdhënie. Të drejtë aplikimi kanë edhe studentët e dalluar, të cilët janë në përfundim të studimeve.
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
  • Planifikon dhe përgatitë mësimin në bazë ditore dhe mujore në mënyrë kontinuale.
  • Njofton koordinatorin për mësim, përkatësisht punonjësen e administratës lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe problemet eventuale gjatë mësimdhënies.
  • Organizon dhe kontrollon, përkatësisht merr pjesë në testet me shkrim, apo provimet me gojë në grupin për të cilin angazhohet.
  • Mbanë evidencë të saktë për orët, kursantët prezentë dhe procesin e mësimit sipas rregullave të punës.
  • Bashkëpunon me mësimdhënësit tjerë dhe me koordinatorët me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së punës.
  • Të jetë kreativ në procesin e punës, të përpiqet në zhvillimin e aftësive të veta për mësimdhënie, të përdorë material dhe literaturë shtesë gjatë ligjërimit.
Përgatitja adekuate profesionale është kyçe për pozitën e lartëshënuar.

Si TË APLIKONI?
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në E-mail:  
[email protected]