Mësimdhënës/e për lëndët profesionale (42)

Kompania

Komuna e Prishtinës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20/07/2021

Data e perfundimit

02-08-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5, të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN VENDEVE TË PUNËS

DREJTORIA E ARSIMIT

Nr. | Niveli | Pozita | Vendi i lirë/Zëvendësim | Numri i pozitave

1 | ShFMU | Mësimdhënës/e për informatikë | Vend i lirë | 7
2 | ShML | Mësimdhënës/e për informatikë | Vend i lire | 1
3 | ShFMU | Mësimdhënës/e për informatikë | Zëvendësim | 3
4 | ShML | Mësimdhënës/e për piano | Vend i lirë | 4
5 | ShML | Mësimdhënës/e për piano | Zëvendësim | 1
6 | ShML | Mësimdhënës/e për fiziarmonik | Vend i lire | 1
7 | ShML | Mësimdhënës/e për balet | Vend i lirë | 1
8 | ShML | Mësimdhënës/e për korepetitor | Vend i lire | 1
9 | ShML | Mësimdhënës/e për kitare | Vend i lire | 2
10 | ShML | Mësimdhënës/e për violinë | Vend i lirë | 1
11 | ShML | Mësimdhënës/e për këndim koral | Vend i lirë | 1
12 | ShFMU | Mësimdhënës/e për edukatë muzikore | Zevendesim | 2
13 | ShFMU | Mësimdhënës/e për art figurativ | Vend i lirë | 1
14 | ShFMU | Mësimdhënës/e për art figurativ | Zëvendësim | 2
15 | ShML | Mësimdhënës/e nga fusha e elektroteknikës- elektronike | Vend i lirë | 1
16 | ShML | Mësimdhënës/e nga fusha e energjetikës | Vend i lire | 1
17 | ShML | Mësimdhënës/e për gjeodezi Vend i lirë | 1
18 | ShML | Mësimdhënës/e për grafik | Zëvendësim | 1
19 | ShML | Mësimdhënës/e për ndertimtari | Zevendesim | 1
20 | ShML | Mësimdhënës/e për profilin arsimor; Fizioterapi (Kujdesi shëndetësor me rehabilitim, bazat e masazhës, terapia fizikale etj.) | Vend i lirë | 2
21 | ShML | Mësimdhënës/e për profilin arsimor; në lëmine mjekësore | Vend i lire | 2
22 | ShML | Mesimdhenes/e per profilin arsimor; të Stomatologjisë (Protetika mobile – proteza totale) | Vend i lire |1
23 | ShML | Mësimdhënës/e për Infermier (Instruktor) | Vend I lirë | 1
24 | ShML | Mësimdhënës/e për profilin arsimor- Farmaci | Vend i lirë | 2
25 | ShML | Mësimdhënës/e për profilin arsimor -Farmaci (paralelja boshnjake) | Vend i lire | 1
26 | ShML | Mësimdhënës/e nga fusha e ekonomisë | Vend i lire | 1
27 | ShML | Mësimdhënës/e për edukatë fizike | Zëvendësim | 1

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë);.
  • Rezymeja personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimorë

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 02/L-52, Ligji Nr. 03/L-068 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimet Administrative përkatëse të MASHTI-it (UA Nr. 05/2015 dhe UA Nr. 05/2021) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për teknologji – informative në shkollë të mesme të ultë dhe të lartë:

  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për piano në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës Piano (kompletuar) ose master I pedagogjisë instrumentale (piano), kompletuar;

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për fiziarmonikë në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës ( Studimet e kompletuara për instrumentin përkatës)

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për balet në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës ( Studimet e kompletuara përkatëse)

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për korepetitor në shkollë të mesme të lartë:

  • Master i muzikës – Piano (kompletuar) ose master i pedagogjise instrumentale (piano) komletuar;
  • Master i muzikes – Piano ose master i pedagogjise instrumentale;
  • Master i muzikes – pedagogji e pergjithshme ( me punim masteri ne pedagogji pianistike);

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për kitarë në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës ( Studimet e kompletuara për instrumentin përkatës)

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për violinë në shkollë të mesme të lartë:

  • Fakulteti i Arteve – Master i muzikës ( Studimet e kompletuara për instrumentin përkatës)

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për këndim koral në shkollë të mesme të lartë:

  • Master i muzikës- dirigjim (kompletuar);
  • Master i muzikës- dirigjim

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për edukatë muzikore në shkollë të mesme të ulët:

  • Niveli master arsimor – pedagogji e përgjithshme muzikore (300 ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor – pedagogji e përgjithshme muzikore (240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për edukatë figurative në shkollë të mesme të ulët:

  • Niveli master arsimor – Niveli master (300 ECTS, Programi – Pikturë/Skulpturë/Grafikë);
  • Sistemi katërvjeçar (Programi – Pikturë/Skulpturë/Grafikë);
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS, Programi – Pikturë/Skulpturë/Grafikë).

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e nga fusha e elektroteknikës- elektronike në shkollë të mesme të lartë:

  • i elektroteknikës – elektronikës;
  • i dipl. i elektroteknikës- elektronikës.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e nga fusha e energjetikës në shkollë të mesme të lartë:

  • i elektroteknikës – elektroenergjetikë industriale elektroenergjetike;
  • i elektroteknikës – elektroenergjetikë.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për gjeodezi në shkollë të mesme të lartë:

  • i gjeodezisë;
  • i diplomuar i gjeodezisë.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për grafikë në shkollë të mesme të lartë:

  • i grafikës;
  • i diplomuar i grafikës.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për ndërtimtari në shkollë të mesme të lartë:

  • i ndertimtarisë/ arkitekturës;
  • i diplomuar i ndertimtarisë/ arkitekturës.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për profilin arsimor; Fizioterapi, në shkollë të mesme të lartë:

  • Master i fizioterapisë:
  • Fizioterapeut i

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për profilin arsimor- në lëmin mjekësore, në shkollë të mesme të lartë:

  • Mjek Specialist ;

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për profilin arsimor- Stomatologji, në shkollë të mesme të lartë:

  • Specialist i Protetikës
  • Stomatologu

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për profilin arsimor- Farmaci, në shkollë të mesme të lartë:

  • Ph;
  • Farmacisti i diplomuar:

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për          praktikë profesionale: profilin arsimor- Infermieri (Instruktor), në shkollë të mesme të lartë:

  • Master i infermierisë dhe mamive
  • Mjeku specialist
  • Mjeku

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e nga fusha e ekonomisë në shkollë të mesme të lartë:

  • i ekonomisë ;
  • Ekonomist i

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për edukatë fizike në shkollë të mesme të ulët dhe të lartë:

  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

VËREJTJE: Sipas Udhëzimit administrativ (MASHTI) NR.05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit te përgjithshëm, neni 7 paragrafi 25, “Të gjithë kandidatët e kualifikuar në nivelin arsimore 300 ECTS për disiplinat nga paragrafi 1-24 të këtij neni, në fakultetet tjera përveç Fakultetit të Edukimit,  cilët i kanë filluar studimet para hyrjes ne fuqi te UA nr.06/2015 të datës 10.07.2015, i plotësojnë kriteret për punësim”. neni 11 paragrafi 3, “Të gjithë të kualifikuarit në njësitë akademike që kanë përfunduar master arsimor 300 ECTS, kanë të drejtë të barabartë konkurrimi në arsimin para universitar të paraparë në nenin 6 dhe 7 të këtij Udhëzimit administrativ”.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim. Testi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50% të vlerësimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohet intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri 100 pikë apo 50% e vlerësimit përfundimtar.

Vlerësimi në intervistimin me gojë, bazohet në këto kritere:

  • Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë,
  • Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe
  • Njohuritë profesionale 40 pikë (Ku përfshihen përvoja e punës dhe kualifikimi profesional gjatë studimeve).

Pikët nga testi me shkrim dhe intervista me gojë, mblidhen në shumën e përgjithshme dhe kandidatët me më shumë pikë do të përzgjidhen në pozitat e lartcekura

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test, intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në ëeb faqen e Komunës së Prishtinës https://kk.rks-gov.net/prishtina/(konkurset) dhe përmes e-mailit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit)

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 01.09.2021, por në varësi të lirimit real i vendit të punës në IEAA (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.)

Me këtë konkurs zhvillohen procedurat e rekrutimit për vitin shkollor shtator, 2021 – gusht, 2022 (komplet viti shkollor). Në rast të ndonjë nevoje eventuale për mësimdhënës/e në IEAA, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave të publikuara me rastin e shpalljes së rezultateve.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 19.07.2021 deri më datën 02.08.2021.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Nëse aplikohet për dy pozita (vend i lirë dhe zëvendësim), kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.

Pas aplikimit, kandidatët duhet të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme për fazat e tjera të procedurave të konkursit.

Apliko këtu