www.ofertapune.net Mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës | PunaIme

Mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës

Kompania

Komuna e Rahovecit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Rahovec

Data e publikimit

25/09/2020

Data e perfundimit

09-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04/L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03/L-068,neni 5,paragrafi c, Udhëzimit Administrativ të MASH-it Nr.10/2018, Për Normativ për Kuadrin e Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

Konkurs
Për plotësimin e vendit të lirë të punës me kuadër profesional arsimor, për vitin shkollor 2020/21.

  1. SHFMU” Isa Boletini në Rahovec.
    Një mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës, me kohë të caktuar ( derisa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë), 12 orë mësimi në SHFMU”Isa Boletini” në Rahovec dhe 8 orë mësimi në SHFMU”Haki Stërmilli” në Zogishtë.

Kushtet për konkurim:

Për vendin e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional sipas U.A.05/2015, Udhëzimi Administrativ për Normativ mbi Kuadrin Profesional), ndërsa kualifikimet tjera që nuk janë në përputhje me këtë udhëzim administrativ nuk do të merren në konsideratë.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen duke ia bashkangjitur dokumentet përkatëse , në zyrat e DKA-së,.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopjen e diplomës së fakultetit të kryer, të noterizuar.
  • Kopjet e certifikatave të trajnimeve me bazë në shkollë.
  • Kopjen e ekstraktit të lindjes.
  • Dëshminëse nuk jeni nën hetime.

Informata shtesë:

  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
  • Dokumentet pranohen deri më datë: 09.10.2020, deri në ora 15.00.
  • Intervistimi me shkrim i kandidatëve bëhet më datë: 12.10.2020 në objektin e SHMLP’Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec, duke filluar nga ora 10.00.
  • Intervistimi me gojë i kandidatëve do të realizohet me datë: 13.10.2020, në DKA duke filluar nga ora 10.00.

⇒ Shpallja e plote.