Mësimdhënës/e i/e biologjisë
Data e publikimit
10/11/2020
Data e perfundimit
23-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës
Viti shkollor 2020/2021
Nr. | Niveli, Shkolla | Pozita | Vendi i lirë/zëvendësim | Numri i pozitave | orë
1 | SHFMU” 17 Shkurti” në Begaj | Mësimdhënës/e e biologjisë | I lirë | 1 | 10
Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
- Formulari i aplikimit
- Rezymeja personale (CV)
- Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta)
- Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
- Certifikata që nuk jeni nën hetime
- Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
- certifikata e lindjes
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar.
- Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës mësimdhënës të Biologjisë kërkohet kualifikimet: Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit ( 300 ECTS ); Sistemi katërvjeçar; Bachelor ( katërvjeçar 240 ECTS) ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10/2018 datë 20.07.2018.
Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur, do të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.
III. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.
Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.
Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Malishevës.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më: 09.11.2020 më datën: 23.11.2020
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së Malishevës.