Mësimdhënës/e, Edukatore
Data e publikimit
24/11/2020
Data e perfundimit
07-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03, L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04, L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03, L-068,neni 5, paragrafi c , Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.1072018,Për Normativ mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:
Konkurs
Për plotësimin e vendeve të lira të punës me kuadër profesional arsimor, për vitin shkollor 2020/21.
I. SHFMU “31 Marsi” në Gurii Kuq,
Një Edukatore, me kohë të caktuar, (derisa të kthehet edukatorja nga pushimi i lehonisë).
II. SHFMU “4 Dëshmorët” në Ratkoc.
Një Mësimdhënës/e për Program Fillor, me kohë të caktuar, (derisa të kthehet punëtorja nga
pushimi i lehonisë).
Kushtet për konkurim:
Për vendet e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional sipas U.A.0572015, Udhëzimi Administrativ për Normativ mbi Kuadrin Profesional), ndërsa kualifikimet tjera që nuk janë në përputhje me këtë udhëzim administrativ nuk do të merren në konsideratë.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen duke ia bashkangjitur dokumentet përkatëse , në zyrat e
DKA-së.
Dokumentet e nevojshme:
- Kopjen e diplomës së fakultetit të kryer, të noterizuar.
- Kopjet e çertifikatave të trajnimeve me bazë në shkollë.
- Kopjen e ekstraktit të lindjes.
- Dëshminëse nuk jeni nën hetime.
Informata shtesë:
- Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
- Dokumentet pranohen deri më datë: 07.12.2020, deri në ora 15.00.
- Intervistimi me shkrim i kandidatëve bëhet më datë: 09.12.2020 në objektin e SHMLP”Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec, duke filluar nga ora 10.00.
- Intervistimi me gojë i kandidatëve do të realizohet me datë: 11.12.2020, në DKA duke filluar nga ora 10.00.