Mësimdhënës/e e Arsimit Fillor
Data e publikimit
09/10/2020
Data e perfundimit
23-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 ,Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5 pika c, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35 ,Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm Drejtoria për Arsimit, Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Hanit të Elezit shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës në SHFMU “Ilaz Thaçi” Krivenik
Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e e Arsimit Fillor
Institucioni: Komuna Hani i Elezit
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
Lloji I pozitës: nëpunës i Shërbimit Publik
Numri I Pozitave: një (1)
Titulli I mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: Koeficienti A-421/1
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: me kohë të caktuar deri më 31 Gusht 2021
Detyrat dhe përgjegjësitë për Mesimdhënës/e :
- Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
- Të zbatoj detyrat e punës duke sigurar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mesimdhënies;
- Të përgadit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlersimit në përputhje me me Udhëzimet Kurikulare;
- Të mbajë ditarin personal të vlersimit të nxënësve.
- Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës;
- Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit , të cilit i raporton dhe ti kryej detyrat që mund ti caktoj ai/ajo.Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në
Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim: Fakulteti i Edukimit-programi fillor Fakulteti i Mësuesisë
Dokumentet e nevojshme:
Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë) Rezymeja personale (CV).
Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje ).
Diploma e kualifikimit (ose certifikatat) duhet të jene kopje të vërtetuara tek noteri. Certifikata që nuk jeni nën hetime.
Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
Ҫertifikatat e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i, tjerat jo profesionale nuk shqyrtohen.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 09.11.2020 deri 23.11.2020 (16:00).
Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.
E drejta për aplikim fillon nga data:09.11.2020 deri më 23.11.2020
Dokumentacioni I kandidatëve tё cilët nuk I plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohen ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe në për kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për kët pozitë, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.
Apliko këtu