www.ofertapune.net Mësimdhënës/e (14), Edukator/e (2) | PunaIme

Mësimdhënës/e (14), Edukator/e (2)

Kompania

Komuna e Gjilanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

08/02/2021

Data e perfundimit

19-02-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 0772017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit në Gjilan shpallë këtë :

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

I. Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta (SHFMU)

1. SHFMU “Ramiz Cernica” Cernicë

  • Një mësimdhënës/e i lëndës së Gjuhës Shqipe 10 orë dhe $ orë mësim zgjedhor deri me 30.06.2021
  • Një mësimdhënës/e i lëndës së Fizikës 8 orë me plotësim norme 4 orë Matematikë

2. SHFMU “Agim Ramadani” Zhegër

  • Një mësimdhënës/e i ciklit klasor, me klasë të kombinuar në paralelen e ndarë Haxhaj, prej datës 26.03.2021
  • Një mësimdhënës/e, e lëndës së TIK-ut prej datës 25.03.2021 deri me 31.08.2021

3. SHFMU “Rexhep Ehnazi” Gjilan

  • Një mësimdhënës/e i lëndës së Gjuhës Gjermane, pushim pa pagesë deri me 31.05.2021

4. SHFMU “Abdulla Tahiri” Malishevë

  • Një mësimdhënës/e i lëndës së Gjuhës Shqipe deri me 31.08.2021
  • Një mësimdhënës/e i lëndës së Matematikës, pushim lehonisë 10 orë në SHFMU” Abdullah Tahiri” me plotësim norme në SHFMU ”Nazim Hikmet” 10 orë deri me 31.07.2021

5. SHFMU “Musa Zajmi” Gjilan

  • Një mësimdhënës/e i ciklit klasor, në kohë të caktuar deri me 30.06.2021

6. SHFMU “Mulla Idris Gjilani” Velekincë

  • Një mësimdhënës/e i lëndës së fizikës, pushim pa pagesë deri me 10.05.2021

7. SHFMU “Vatra e Diturisë” Livoq i Epërm

  • Një mësimdhënës/e i ciklit klasor, në kohë të caktuar deri me 31.08.2021

8. SHFMU “Fetah Qerimi” Vërbicë të Zhepocit

  • Një Edukatore, në kohë të caktuar deri me 30.06.2022

II Shkolla e Mesme e Lartë (SHML)

1. SHML”Arti Pamor” Gjilan

  • Një mësimdhënësve i lëndës së Grafikës , me 10 orë, në kohë të caktuar deri me 30.06.2020

2. SH.M.L. “Marin Barleti” Gjilan

  • Një mësimdhënës i lëndëve ekonomike me 10 orë, në kohë të caktuar deti me 30.06.2021

3. SH.M.M. “Asllan Elezi” Gjilan

  • Dy mësimdhënësve të lëndëve mjekësore nga 20 orë, deri me 31.08.2021

4. SH.M.T. “Mehmet Isai” Gjilan

  • Një mësimdhënës i drejtimit të Makinerisë me 16 orë, deri me 30.06.2021.

III Institucioni Parashkollor

IP “Ardhmëria II” Gjilan

  • Një Edukatore

Vërejtje: Kontratat e punës përveç atyre që janë pushim i lehonisë dhe pushim pa pagesë lëshohen deri më 31.08.2021. Pas skadimit të këtyre kontratave që lëshohen deri me 31.08.2021 për këto vende të punës, Drejtoria Komunale e Arsimit në cilësinë e punëdhënësit do të bëjë një analizë të tepricave të mësimdhënësve që mund të ketë për vitin shkollor 2021/2022, në rast se nuk paraqiten teprica të mësimdhënësve, nëpunësve të pranuar do t’iu vazhdohet kontrata e punës në ato shkolla.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit para universitar dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT (UA Nr.1072018) ,Udhëzimin Administrativ MASHT, nr.0512015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional si dhe procedurave të përcaktuara për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kualifikimi për Edukatorë/e dhe Mësimdhënës/e: kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it, nr, 1272018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet vendbanimi i kandidatit, vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime, Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 05.02.2021 deri më datë 19.02.2021 (ora: 16:00).

Komisioni do të bëjë selektimin e aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi. Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në Gjilan.

Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur emrat e shkollave ku aplikon.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 5096 të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë. Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetar,

Vërejtje: Për shkak të rrethanave të Pandemisë — Covid 19, Testi me shkrim dhe Intervista me gojë do të realizohen sipas Rekomandimeve dhe Udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik) dhe MSH (Ministrisë së Shëndetësisë).