Vende të lira pune
Data e publikimit
05-05-2023
Data e perfundimit
27-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Avansues i shitjes – Merchandiser
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
- Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
- Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
Vozites Kategoria B, C,
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën pranimin e mallit nga depoisti sipas faturave te mallit;
- Bën transportin e mallit prej depos deri tek blerësit;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi);
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
- Aftësi të larta organizative dhe ndërpersonale.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive C, C1
- Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion.
Shitës ambulant
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapsirë dhe dukshmeri maksimale, 5) raportimin.
- Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
Mjeshtër/shtëpiak mirëmbajtje e objektit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të realizojë mirëmbajtjen rutinore dhe preventive si dhe riparimin e pajisjeve dhe sistemeve të punëve elektrike, mekanike dhe hidrosanitare;
- Të kryej riparime të vogla dhe të mëdha të objekteve, pajisjeve ose sistemeve sipas shkathtësive dhe përvojës specifike siq janë: punë elektrike, punë mekanike, punë hidrosanitare etj.;
- Të kryej riparime tjera të përgjithshme dhe detyra tjera të mirëmbajtjes brenda fushës së kompetencës ashtu siç kërkohet;
- Të kryejë mirëmbajtjen e objekteve, pajisjeve ose sistemet e shërbimeve në bazë të planeve të caktuara;
- Të riparoj ose zëvendësoj pajisje elektrike, mekanike, hidrosanitare etj.;
- Të mbikqyrë punën e përditshme të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, punën e gjeneratorit sistemit elektrik etj.;
- Të bëj instalimin e sistemeve të reja si: sistemeve elektrike dhe shtrirjen e kabllove të IT-së
- T’iu përgjigjet në mënyrë efikase kërkesave emergjente të mirëmbajtjes ashtu siç kërkohet;
- Të bëjë vlerësimin për furnizim me pjesë për riparimin dhe t’i porosit ato te personat kompetent;
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme;
- Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
Punonjës në depo
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendosë mallin në depo;
- Bën renditjen e mallit sipas programeve;
- Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
- Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj;
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
- Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;
Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]
Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Vozitës, Shites ambulant etj…).
Konkursi do jetë i hapur deri me datë 12.05.2023.
Apliko këtu