Merchandiser/e (Podujevë, Obiliq, Mitrovicë , Skenderaj, Komoran)

Kompania

Union

Telefoni

Pa përcaktuar

Data e publikimit

14/07/2021

Data e perfundimit

31-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 4 vende pune :

Pozita: MERCHANDISER

  • Podujevë(1)
  • Obiliq(1)
  • Mitrovicë, Skenderaj(1)
  • Komoran(1)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të kompanisë në pikën e caktuar;
  • Informon lidhur me prezencën e produkteve të kompanisë dhe prezencën e tyre në treg;
  • Siguron që produktet të jenë në vende të dukshëm dhe të jenë të mirëmbajtura;
  • Kontrollon aplikimin e marrëveshjeve të marketingut nga ana e blerësit;
  • Kontrollon dhe raporton për stokun në pikat shitëse;
  • Është përgjegjës për ti mirëmbajtur produktet si dhe afatet e skadencave.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në:

hr@union-ks.comapo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Union sh.p.k me adresë Rr. Ajet Gërguri P.n Vushtrri.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 14 Korik 2021 deri më 31 Korik 2021.

Apliko këtu