Merchandiser (4)
Data e publikimit
10-11-2023
Data e perfundimit
30-11-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës : Merchandiser
Lokacioni: Prishtinë (1), Pejë (1), Gjakovë (1), Gjilan (1)
Detyrat dhe Përgjegjësitë :
- Eshtë përgjegjës/e për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të produkteve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësi të reja për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitjes me pakicë, mbanë freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon procedurën “First in-First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet dhe njohuritë e kërkuara:
- Diploma e shkollës së mesme (pregaditja Universitare është përparësi);
- Minimum një (1) vit përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising;
- Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative;
- Të posedoj patentë shoferin, kategoria B;
- Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup;
- Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të Aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected]
Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.
Konkursi qëndron i hapur deri më datë 30 Nëntor, 2023.