www.ofertapune.net Menaxher Regjional | PunaIme

Menaxher Regjional

Kompania

Riga Pharm

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

03-01-2025

Data e perfundimit

24-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

KONKURS PUNE

Menaxher Regjional

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrë dhe siguron mbarëvajtjen e funksionimit të barnatoreve në qytetet e caktuara
  • Planifikon, organizon dhe kontrollon zbatimin e orarit të punës së personelit të barnatoreve
  • Organizon vizita të rregullta në barnatoret e caktuara
  • Analizon dhe vlerëson produktivitetin e barnatoreve
  • Në bashkëpunim të ngushtë me strukturat meenaxhuese, rekomandon ndryshime përmirësuese të praktikave të përditshme të punës
  • Ndihmon në zhvillimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të punës
  • Siguron zbatimin e procedurave dhe rregullave të brendshme por edhe të standardeve të punës
  • Këshillon dhe motivon personelin për të rritur nivelin e kualitetit të shërbimit në barnatore
  • Raporton në baza periodike në lidhje me të gjitha elementet/zhvillimet që janë të rëndësishme për funksionimin e barnatoreve

Kualifikimet dhe shkathtësitë e nevojshme

  • Obligative shkollimi i lartë
  • Përvojë pune relevante në menaxhim të barnatoreve ose të dyqaneve të shitjes me pakice së paku 1 vit
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe organizative
  • Aftësi për të analizuar dhe për të marrë vendime dhe përgjegjësi
  • Shkathtësi për menaxhim të kohës dhe presionit
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office

Ne ofrojmë

  • Pagë konkuruese, ambient shumë të përshtatshëm të punës, trajnime dhe mundësi zhvillimi në karrierë

Menyra e aplikimit: përmes  butonit “Apliko Këtu” ose emailit [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?