www.ofertapune.net Drejtor Prodhimi | PunaIme

Drejtor Prodhimi

Kompania

Elnor Furniture

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-12-2022

Data e perfundimit

25-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

‘’ELNOR SH.P. K kompani e specializuar në prodhimit e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar. Elnor ofron vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji te avancuar, ambient miqësor pune dhe sigurim shëndetësor.

Menaxher prodhimi

Kualifikimet:

  • Preferohet fakulteti i arkitekturës, makinerisë dhe ndërtimtarisë.
  • Së paku 2 vite përvojë pune të drejtëpërdrejtë në procese te prodhimit në fabrikë.
  • Të ketë përvoje pune në menaxhim.
  • Aftësi në organizimin dhe planifikim.
  • Aftësi të mira në lidership dhe komunikim.
  • Aftësi në vendimarrje dhe punë ekipore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të jetë përgjegjës për menaxhimin e prodhimit.
  • Bën monitorimin e të gjitha proceseve.
  • Identifikon probleme dhe ofron mundesi të zgjedhjës.
  • Bën planifikime afatshkurtëra dhe afatgjate të procesit të prodhimit.
  • Bën menaxhimin e tërë procesit të furnizimit, prodhimit dhe montimit.
  • Sigurimi i kualitetit të lartë gjatë procesit të prodhimit.
  • Raporton në baza javore mbi ecurine e proceseve.

Çfarë ju ofrohet:

  • Pagë konkurruese.
  • Një atmosferë pune e hapur dhe miqësore, më një ekip të motivuar dhe dinamik.
  • Përdorim i teknologjive më bashkëkohore dhe materialeve cilësore.
  • Të gjithë aplikuesit duhet të kenë konsideratë për një kontratë afatgjate (3 – 5 vjeçare).

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: [email protected] apo të kontaktojn në numrin e telefonit: +383 44 847 267.

Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat do të ftohen në intervistë.