www.ofertapune.net Menaxher i Produkteve të Rrjetit | PunaIme

Menaxher i Produkteve të Rrjetit

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-10-2024

Data e perfundimit

07-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

ITD Prishtinë shpk është në kërkim të një:  Menaxher i Produkteve të Rrjetit

Menaxheri i Produkteve është përgjegjës për menaxhimin e një game produktesh, duke siguruar njohuri të thella mbi specifikimet teknike të tyre, konfigurimet standarde, opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade. Gjithashtu, Menaxheri i Produkteve njeh konfiguratorët dhe kryen konfigurime speciale, administron procesin e porositjes nga furnitorët dhe mbikëqyr të gjithë ciklin deri në shitje, duke respektuar rregullat dhe politikat e kompanise.

Detyra dhe përgjegjesi:

  • Ka njohuri të thella mbi gamën e produkteve të rrjetit dhe specifikimet e tyre (Kërkesë e domosdoshme).
  • Kryen porositë për produktet tek furnitorët.
  • Propozon zgjidhje teknike për produktet e rrjetit.
  • Ka njohuri mbi përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon.
  • Negocion me furnitorët për çmime speciale, çmime promocionale, etj.
  • Kryen certifikime dhe trajnime të ndryshme për të rritur njohuritë teknike.

Kërkesa për kandidatë:

  • Diplomë universitare në degën Informatikë, Teknologji Informacioni, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Infrastrukture ose Networku etj.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në pozicione pune analoge.
  • Njohuri të mira mbi produktet e IT-së (Me prioritet).
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
  • Aftësi shumë të mira analitike.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
  • Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
  • Angazhim në projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
  • Sigurim shëndetësor privat.
  • Transporti i siguruar nga kompania.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected] me subject: Menaxher i Produkteve të Rrjetit. Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit.

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.