www.ofertapune.net Menaxher i pikës (Prishtinë) | PunaIme

Menaxher i pikës (Prishtinë)

Kompania

Shell Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-09-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Pozita: Menaxher i pikës (Prishtinë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon të gjitha punët në pikën shitëse, menaxhon me stafin dhe kujdeset maksimalisht për mbarëvajtje të punëve,
  • Menaxhimin e ruajtjes dhe rritjes së shitjeve të produkteve të kompanisë,
  • Menaxhimin e arritjeve të synimeve dhe qëllimeve të vendosura për pikën shitëse,
  • Krijimi, mbajtja dhe zgjerimi i bazës së klientëve,
  • Përmirësimi i nevojave të klientëve ekzistues, caktimi i caqeve të shitjes,
  • Rekrutimi dhe trajnimi i stafit të shitjes,
  • Zhvillimi i strategjive të shitjes dhe përcaktimi i objektivave,
  • Monitorimi i performancës së punonjësve në pikë dhe motivi i tyre për të arritur objektivat,
  • Hartimi, raportimi dhe analizimi i shifrave të shitjeve,
  • Mbledhja e reagimeve të konsumatorëve dhe hulumtimi i tregut,
  • Raportimi tek menaxhmenti i lartë,
  • Mbajtja e përditshme me produktet dhe konkurrentët, 
  • Mirëmban ambientin duke kontrolluar pastërtinë, cilësinë e shërbimeve dhe monitorimin e përgjithshëm në punë,
  • Përmirëson dhe ngritë reputacionin e departamentit, duke pranuar vërejtjet në punë për përmbushjen e kërkesave të reja dhe të ndryshme, duke eksploruar mundësitë për të shtuar vlerën e arritjeve të punës,
  • Përpilimi i raporteve të punës dhe raportimi i tyre te menaxhmenti i lartë,
  • Ruajtja e raporteve kolegiale me departamentet dhe sektorët e tjerë të kompanisë.

Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:

  • Menaxhimi i njerëzve, planifikimi, ngritja e punës në grup, dhënja e informatave kthyese, shërbimi ndaj klientit, komunikim, zgjidhja e konfliktit, komunikim transparent,
  • Shkathtësi të shkëlqyera në shitje dhe negociata,
  • Shkollimi i lartë ekonomik, marketing, tregëti dhe menaxhment, grada Bachelor, përparësi me Master,
  • Njohja shumë e mirë e punës me kompjuter,
  • Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme,
  • Patent shofer, kategoria B,
  • Përvojë pune, minimum 3 vjet.

Aplikimet duhet të bëhet vetëm online duke e dërguar CV-në tuaj me foto përmes email adreses: [email protected]

Afati i fundit per aplikim: 14.10.2022