www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e i/e Marketingut, Agjent/e i/e Shitjes Online, Asistente në Financa | PunaIme

Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e i/e Marketingut, Agjent/e i/e Shitjes Online, Asistente në Financa

Kompania

HRC KOSOVA

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

20-05-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

“HRC Kosova” është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore.

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj, një nga kompanitë më prestigjioze në industrinë e ndriqimit e cila është lidere në shitjen e materialeve elektrike me shumicë dhe pakicë në Kosovë dhe në tregun ndërkombëtar me lokacion në Prizren, po kërkon të rekrutojë:

Lokacioni: Prizren

  • Menaxher i/e shitjes
  • Menaxher i/e Marketingut
  • Agjent i/e shitjes online
  • Asistente në Financa

Menaxher i/e shitjes

Përshkim i pozitës

Jemi në kërkim të një Menaxheri i cili do të jetë përgjegjës për mbikqyrjen dhe organizimin e ekipit të shitjes. I cili ka një performancë të lartë për të përmbushur kërkesat e klienteve dhe rritjen e shitjeve duke e mbajtur kompaninë konkurruese dhe inovative në treg.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Implementon strategjinë e kompanisë për zhvillimin e njësisë përkatëse;
  • Hartimi dhe implementimi i një plani strategjik biznesi që zgjeron bazën e klientëve të kompanisë dhe siguron bashkëpunim;
  • Vendos objektivat e shitjeve duke parashikuar dhe zhvilluar targetet mujore dhe vjetore të shitjeve;
  • Mbikëqyr operacionet e përditshme dhe punën e stafit të tij;
  • Vendos qëllime gjithëpërfshirëse për rritjen dhe suksesin e njësisë;
  • Vendos politikat dhe procedurat që promovojnë kulturën dhe vizionin e kompanisë;
  • Të jeni motivues për punonjësit e tjerë;
  • Analizoni dhe interpretoni të dhënat;
  • Krijoni raporte për menaxhmentin e lartë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të këtë shkollimin që i përket fushës së Menaxhimit;
  • Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Të ketë minsimalisht 3 vite përvojë në menaxhim apo punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.s

Menaxher i/e Marketingut

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e brendit me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujorë dhe vjetor;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Të gjejë rrugë të ndryshme kreative për marketimin e produkteve tona, ndryshe nga ideja shabllon “bëjmë një reklamë në tv/radio”;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Të menaxhoje rrjetet sociale, emailet që për momentin janë fokusi i reklamimit të produkteve tona;
  • Duhet të gjejë mënyra të tjera për marketingun e produkteve përvec rrjeteve sociale dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Të kujdeset per website-in e agjensisë, aparencën, efektshmerinë, lehtësinë në përdorim;
  • Të kujdeset dhe të forcojë brand image të kompanisë me ide kreative.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të jetë i shkathët, me ide kreative dhe shumë dinamik;
  • Eksperienca e punës në marketing;
  • Diplomë Universitare në Marketing;
  • Ekperinecat jashtë shkollore, trajnimet përbëjnë avantazh;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në marketing;
  • Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
  • Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pjesë e grupit;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office;

Agjent i/e shitjes online

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Monitoron aktivitetet e përditshme të platformës E-Commerce dhe kontribuon në rritjen e performancës së përgjithshme.
  • Përgjegjës për komunikim me klient përmes platformës E-Commerce dhe kanale komunikimi përcjellëse për të kryer këshillim dhe shitje. 
  • Vendos përmbajtën e nevojshme të artikujve dhe kampanjave sipas planit, 
  • Përgjegjës për organizimin e procesit të liferimit të artikujve në kordinim me menaxherin e logjistikës, 
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi. 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë, 
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter, 
  • Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante në shitje, 
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar, 
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve, 
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B), 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët. 

Asistente në Financa

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi I arkës në sistem;
  • Regjistrimi I bankave në sistem;
  • Regjistrimi I shitjeve ditore dhe mbylljet mujore të shitjeve;
  • Regjistrimin e shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, kthimeve të shitjeve, notave kreditore, notave debitore, parapagimeve, tjera;
  • Regjistrimin e mjeteve themelore, mbajtja e regjistrimit dhe përcjellja e zhvlerësimit sipas politikave te kompanisë;
  • Regjistrimi I dokumentave doganore;
  • Kontrollimi I arkës, bankës në sistem dhe përgatitja e raporteve mujore;
  • Përcjellja e gjendjes së stokut dhe përgatitja e shitjes ne baza ditore;
  • Përgatitja e raportit ditor dhe mujor sipas formatit të përcaktuar;
  • Përcjellja e kartelave dhe barazimi me klient dhe furnitorë;
  • Të kontrolloj gjendjen e blerësve dhe mbajë të dhëna të përditësuara në lidhje me blerës;
  • Të mbajë kontakte direkte me konsulentët e jashtëm ashtu që të konsultohet në lidhje me trajtimet e ndryshme kontabël dhe taksat;
  • Raportimi I shpenzimeve dhe shitjeve ne baza ditore, javore, mujore.
  • Kryen pune dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkesës së menaxhmentit.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik drejtimi Financa, Kontabilitet;
  • Personat që kanë certifikate e Teknik i Kontabilitetit nga SCAAK apo organizata te ngjajshme do të kenë përparsi;
  • Të ketë minimalisht 2-3 vite përvojë në financa;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
  • Njohja e gjuhës Angleze do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoria B

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Portfolio (kandidatët që aplikojnë për pozitën “Menaxher Marketingu”)

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Menaxher i/e shitjes, Menaxher i/e Marketingut, Agjent i/e shitjes online, Asistente në Financa).

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 18 qershor 2023.