www.ofertapune.net Menaxher i Divizionit të Marketingut | PunaIme

Menaxher i Divizionit të Marketingut

Kompania

Korporata Rugove

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-11-2022

Data e perfundimit

25-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

MENAXHER I DIVIZIONIT TË MARKETINGUT

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Planifikon, propozon, udhëheq dhe siguron zbatimin e veprimeve strategjike në nivel korporate.
  • Planifikon dhe mbikëqyrë kampanjat e marketingut.
  • Koordinon strategjinë e marketingut me departamentet tjera.
  • Planifikon, krijon dhe mbikëqyrë dizajnin, përmbajtjen dhe prodhimin e të gjitha materialeve të marketingut.
  • Menaxhon llogaritë e mediave sociale të korporatës.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • Diplomë universitare në Marketing ose fusha të ngjashme.
  • Niveli Master konsiderohet përparësi.
  • Së paku 3 vite përvojë pune në fushën e marketingut.
  • Aftësi organizative dhe planifikuese.
  • Aftësi analizuese dhe raportuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup.
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe letrën motivuese, dëshmitë e kualifikimeve e referencat, në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 27 nëntor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.