www.ofertapune.net Menaxher (Ground floor) | PunaIme

Menaxher (Ground floor)

Kompania

Hyperactive

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-09-2024

Data e perfundimit

03-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Pozita: Menaxher, ground floor

HyperActive është lider në industrinë e argetimit dhe eshte i përkushtuar për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme për klientët tanë. Ne jemi të pasionuar për të krijuar përvoja të paharrueshme dhe për të promovuar një atmosferë argëtuese dhe energjike. Ndërsa vazhdojmë të rritemi, ne kërkojmë individë entuziastë dhe dinamikë për t’u bashkuar me ekipin tonë si Menaxher, ground floor.

Përmbledhje e Punës:
Ne po kërkojmë një Menaxher, ground floor. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për menaxhimin efektiv të stafit, dhe operacioneve ditore. Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera  organizative dhe menaxheriale.

Përgjegjesitë:

  • Merr pjesë në ekipin kryesor të menaxhimit, për të identifikuar faktorët aktualë të suksesit dhe kriteret e performances.
  • Sigurohet që të gjitha procedurat dhe standardet e hapjes, mbylljes dhe barazimit të arrihen në mënyrë konsistente dhe brenda kufizimeve kohore.
  • Sigurohet që të respektohet rotacioni i stafit.
  • Komunikon verbalisht dhe/ose me shkrim të gjitha çështjet, të mëdha apo të vogla.
  • Sigurohet që të gjitha kërkesat për porosi të pijeve, ushqimeve, kimikateve, të merret me to nëse është nevoja.
  • Menaxhon ndërrimet në mungesë të ekipit menaxhues dhe arrinë objektivat komerciale të dakorduara dhe të rishikuara kundrejt performances.
  • Punon në ndërrime të përshtatshme sipas nevojës duke reflektuar nevojat e biznesit.

Cka ofrojme ne :

  • Pagë konkuruese dhe sigurim shëndetësor. 
  • Mundësi për të punuar në një mjedis argëtues dhe dinamik.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim të karrierës.

  Cka presim nga ju:

  • Të ju pëlqej puna në ekip, njekohesisht të jeni të gatshëm për vetë-iniciativa
  • Të keni aftësi të mira komunikuese dhe ju pëlqen të punoni me njerëz.
  • Të jetë fleksibil në orarin e punës.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Përvojë pune në gastronomi , mbi 3 vite përvojë në fushen e menaxhimit.

Pervojë pune ne gastronomi , mbi 3 vite pervoje në fushen e menaxhimit.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko këtu”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?