www.ofertapune.net Menaxher/e të Projektit | PunaIme

Menaxher/e të Projektit

Kompania

Kosovo 2.0

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10/05/2022

Data e perfundimit

25-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Apliko tani për t’iu bashkuar organizatës sonë inovative mediale.

A je i/e pasionuar pas nismave kreative, ideve të reja dhe avokimit? A mendon se perspektivat e reja, bashkëpunimi dhe mësimi i vazhdueshëm mund të sjellin ndryshim në shoqëri? A je një “realizues/e”, që orientohet drejt zgjidhjeve dhe që lulëzon në një mjedis dinamik dhe të shpejtë?

Nëse iu përgjigjët të gjitha këtyre pyetjeve me “po”, ti mund të jesh personi që po e kërkojmë!

Prodhimi ynë i përditshëm editorial online plotësohet nga një program i gjerë i ngjarjeve offline që synon t’i bashkojë njerëzit në një hapësirë ​​inovative. Dëshirojmë t’i inkurajojmë qytetarët aktivë që të flasin hapur për shqetësimet, shpresat dhe idetë e tyre dhe të përpiqen t’u gjejnë zgjidhje çështjeve shoqërore, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Dhe Menaxheri/ja i/e Projektit është thelbësor/e për të ofruar çka na duhet që të mund t’i arrijmë këto qëllime.

Kjo është mundësi entuziaste për një person që dëshiron të jetë pjesë e gazetarisë dhe medias progresive dhe të luajë rol vendimtar në suksesin dhe rritjen e vazhdueshme të organizatës sonë.

Po kërkojmë një Menaxher/e të Projektit që t’i bashkohet ekipit tonë energjik dhe të ndihmojë në realizimin e programeve tona dinamike.

Pozita: Menaxher/e i/e Projektit
Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 24 maj 2022
Fillimi i punës: Qershor, 2022

Përgjegjësitë:

  • Menaxhon projektet e caktuara në vazhdimësi, përfshirë përgatitjen e raporteve të progresit dhe përfundimtare narrative, lidhjen e drejtpërdrejtë me donatorët e caktuar, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive që vijnë si rezultat i projekteve të caktuara, në koordinim me menaxherin e programit;
  • Ndihmon kur dhe nëse ka nevojë në zhvillimin e projektit dhe shkrimin e propozimeve;
  • Inicion, dorëzon dhe mbikëqyrë të gjitha ngjarjet, aktivitetet dhe programet e ngritjes së kapaciteteve të organizatës. Menaxhon orarin e ngjarjeve të përcaktuara, duke u siguruar se të gjitha aktivitetet e K2.0 po organizohen dhe zbatohen siç parashihet, përfshirë këtu organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të përzgjedhjes për thirrjet e hapura (për trajnime, punëtori, etj.) dhe bën të gjitha aranzhimet logjistike për ofrimin e projekteve individuale, përfshirë (por duke mos u kufizuar në) kontaktimin dhe konfirmimin e folësve dhe përkthyesve, rezervimin e vendeve dhe produkteve freskuese, aranzhimin e udhëtimeve dhe akomodimit, blerjen e burimeve të nevojshme, koordinimin me kontakte dhe komunikime, etj.;
  • E drejton Hub 2.0 si vend dhe platformë programesh që i mbledh dhe angazhon të rinjtë përmes inicimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve;
  • Mban lidhje me partnerë të jashtëm, si dizajnerë dhe kompani të printimit;
  • Hulumton rreth temave dhe koncepteve të mundshme për ngjarjet e ardhshme, propozon ide të reja dhe i realizon ato, zhvillon strategji për organizimin efikas dhe të suksesshëm të ngjarjeve dhe programit të ngritjes së kapaciteteve;
  • Organizon aktivitete ad-hoc, ngjarje dhe/apo projekte që mund të ndodhin ndërkohë, përfshirë por duke mos u kufizuar në ekspozita apo biseda;
  • Mban sisteme të qarta organizative dhe hulumton të dhëna dhe informacione përkatëse për çdo ngjarje dhe aktivitet.

Kandidati/ja i/e duhur për këtë pozitë duhet të jetë:

  • I/e organizuar dhe i/e sigurtë në menaxhimin e njerëzve, ngjarjeve dhe projekteve;
  • Ka aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe detyrave të shumta në të njëjtën kohë;
  • Është entuziast/e, i drejtuar nga zgjidhjet dhe i qëndrueshmëm;
  • Është në gjendje të punojë brenda afateve dhe t’i plotësojë detyra nën presion në një mjedis dinamik;
  • Është komunikues/e i/e shkëlqyer dhe i/e saktë;
  • Është i/e vetë-motivuar dhe i/e pasionuar për të kontribuar në rritje të organizatës;
  • Është i/e informuar mirë për zhvillimet aktuale në gazetari, media dhe çështjet e të drejtave të njeriut;
  • Është shumë profesional/e gjatë tërë kohës që përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja që kërkohet:

  • Diplomë Bachelor/Master në fushën përkatëse;
  • Së paku tri vite përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve komplekse në OJQ, duke përfshirë të paktën një vit përvojë në menaxhimin e ngjarjeve;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të shkruar;
  • Gjuhët: Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze (gjuha serbe është plus, por jo kusht).

Për të aplikuar, kliko “Apliko” më poshtë deri të martën, më 24 maj 2022. Ju lutemi në aplikim bashkëngjitni:

  • C.V.;
  • Letër motivimi;
  • Emrat dhe detajet e kontakteve të dy personave që K2.0 mund t’i kontaktojë për të marrë një referencë.