www.ofertapune.net Menaxher/e të pikave shitëse në Prishtinë | PunaIme

Menaxher/e të pikave shitëse në Prishtinë

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-05-2023

Data e perfundimit

29-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçarë në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteteve të ndryshme të produkteve të miellit.

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qellim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën në vijim:

Menaxher/e të pikave shitëse në Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për menaxhimin e stafit të dyqanit, ndarjen e detyrave dhe përgjëgjesive mes tyre
  • Trajton me përkushtim dhe gadishmëri cdo kërkese nga ana e punonjësve dhe konsumatorëve.
  • Përgadit vlerësimin periodik për përformancën e punonjësve dhe dërgon raporte tek menaxhmenti.
  • Motivon stafin në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së punës dhe rritjes së shitjeve
  • Eshtë përgjëgjës për implementimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe eventeve të paracaktuara nga supervizorët.
  • Zbaton me përpikmëri detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara

.Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollimi universitar në fushë relevante
  • Përvojë e punës në shitje apo menaxhim të paktën 2 vite
  • Njohja e paketës Office
  • Fleksibilitet  në punë ekipore
  • Aftësi komunikuese, iniciative, kreativitet

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre se bashku me foto përmes postës elektronike: [email protected]

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 29/05/2023 deri më 15/06/2023