Menaxher/e Shitjesh, Asistent/e i/e Shitjeve
Data e publikimit
06-09-2023
Data e perfundimit
01-01-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
New Born Media është në kërkim të një Menaxher/e Shitjesh dhe Asistent/e i/e Shitjeve.
Nëse jeni një individ me pasion për shitjen dhe komunikimin, dhe doni të punoni në një mjedis dinamik, kjo është mundësia juaj!
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Menaxher/e Shitjesh:
- Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë për ofrimin e shërbimeve;
- Zhvillimi i strategjive të shitjes për të rritur portofolin tonë të klientëve;
- Përgatitja e ofertave të personalizuara dhe prezantimi i tyre në mënyrë të bindshme;
Kualifikimet:
- Përvojë shumë të mirë në fushën e shitjes
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindëse
- Energji, motivim dhe angazhim për të arritur objektivat e shitjes
- Njohuri bazë e teknologjisë dhe medieve sociale
- Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës
- Të ketë patentë shoferi
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Asistent/e i/e Shitjeve:
- Entuziazëm për shitjet dhe dëshira për të mësuar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
- Aftësi për të ndihmuar në krijimin e prezantimeve dhe propozimeve shitjesh.
- Njohuri bazë të proceseve të shitjeve dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët.
Dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected]
Ju lutemi të specifikoni pozitën për të cilën po aplikoni në subjekt.
Afati i aplikimit është 30 Shtator 2023.