www.ofertapune.net Menaxher/e Restauranti në KFC Peja | PunaIme

Menaxher/e Restauranti në KFC Peja

Kompania

KFC Kosova

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

31-10-2024

Data e perfundimit

04-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Lokacioni: Pejë

Të gjithë ne e duam pulën, mirëpo ajo çka na dallon ne nga të tjerët janë njerëzit tanë me ide të shkëlqyeshme të cilët fshihen pas suksesit të KFC. Ne besojmë se përkushtimi ndaj punës krijon ndryshimin dhe se puna e shkëlqyeshme duhet gjithmonë të festohet. Jemi shumë energjikë dhe të pasionuar për atë që bëjmë!

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

Si Menaxher/e Restauranti (RGM) në KFC, ju jeni Lideri numër një në biznesin tonë. Ju mbështeteni nga një ekip që ka të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim për të siguruar që restauranti juaj të arrij standardet më të larta. Ju do të menaxhoni me sukses të gjitha aspektet e restaurantit tuaj KFC përmes trajnimit, zhvillimit, motivimit dhe angazhimit të ekipit tuaj dhe krijimit të një kulture me të cilën mund të jeni krenarë.

Përgjegjësitë:

  • Udhëheqni dhe menaxhoni të gjitha aspektet e biznesit në restaurantin KFC;
  • Udhëheqni dhe menaxhoni ekipin tuaj përmes trajnimit, mbështetjes dhe angazhimit të ekipit tuaj;
  • Përdorni në mënyrë aktive sistemet, mjetet e rekrutimit dhe rekrutoni vazhdimisht në përputhje me politikën e kompanisë
  • Zhvilloni aftësitë e njerëzve në restaurant përmes fokusimit në njohuritë funksionale dhe kompetencat e lidershipit.
  • Krijoni një mjedis të përqendruar te klienti i cili është tërheqës për bazën e larmishme të klientëve të KFC;
  • Sigurohuni që KFC ofron standarde udhëheqëse të industrisë në lidhje me rregullat e shëndetit dhe sigurisë ushqimore në restaurant;
  • Nëpërmjet standardeve të jashtëzakonshme operacionale dhe një qasjeje “maniake” për shërbim ndaj klientit, përpiquni vazhdimisht të maksimizoni shitjet në restaurantin tuaj;
  • Zhvilloni strategji për të maksimizuar profitin e restaurantit tuaj;
  • Paraqiteni si ambasador i Kompanisë dhe brendit;

Kë po kërkojmë?

Një person me vetëbesim, energjik dhe komunikativ, i/e cili/a është i/e gatshëm/e të punoj në një ambient dinamik. Dikë që i pëlqejnë sfidat dhe ka aftësi të shkëlqyera menaxhuese. I/e dhënë pas detajeve dhe me pasion për punën.

Kjo pozitë gjithashtu kërkon:

  • Të paktën 2 vite përvojë pune në në menaxhim të restauranteve dhe/ose industri të ngjajshme;
  • Njohuri mesatare të Gjuhës Angleze;
  • Patent Shofer të kategorisë B;
  • Njohuri bazike në kuptim të P&L;
  • Njohuri pune me programet bazë kompjuterike, të tilla si MS Office (MS Excel dhe MS Word);
  • Aftësi për të udhëhequr ekip përmes motivimit dhe angazhimit;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe identifikimit të prioriteteve;
  • Njerëz me ide mahnitëse që ju pëlqen të buzëqeshin.

Çfarë mund të ju ofrojmë ne?

  • Sigurim shëndetësor;
  • Bonuse dhe Incentiva;
  • Shujtë ditore falas në KFC
  • 20% zbritje për çdo blerje tjeter në KFC;
  • Kontratë pune sipas ligjit;
  • Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit;
  • Paisje elektronike në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat;
  • Rrjet të zgjeruar kombëtar dhe ndërkombëtar të karrierës;
  • Aktivitete të ndryshme kulturore;

Dërgoni CV-në tuaj në [email protected], deri më 15/11/2024. Ju lutemi që titulli I email-it të jetë “Menaxher/e Restauranti”.

Ju njoftojmë se vetëm Kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen për intervistë