www.ofertapune.net Menaxher/e për Marketing | PunaIme

Menaxher/e për Marketing

Kompania

Aztech Electronics

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-06-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

AZTECH shpall konkurs – vende të lira pune për pozitën:

Menaxher/e për Marketing

Detyrat dhe përgjegjsitë:

  • Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë.
  • Planifikon buxhetin vjetor dhe koordinon të gjitha proceset e nevojshme.
  • Implementon dhe zhvillon strategjitë e marketingut.
  • Së bashku me Departamentin e Shitjes planifikon fushatat promocionale dhe përcakton kanalet e komunikimit.
  • Mbikëqyr kampanjat, publikimet dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë.
  • Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti i kompanisë.

Kualifikimet:

  • Shkollimi Universitar në një nga drejtimet e ndërlidhura me fushën e marketingut;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante;
  • Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të dhënat statistikore;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në mediat sociale dhe web analitics;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, i/e organizuar, kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office;
  • I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale;

Ne ofrojmë:

  • Mundësi reale të zhvillimit profesional
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar
  • Njohje të teknologjive sipas trendeve të zhvillimit
  • Pagë konkurruese

Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në email adresën: [email protected]

Afati për aplikim deri me datë: 17.07.2022

Për informatën tuaj vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.