Menaxher/e për Blerje dhe Furnizim (3 vende pune)
Data e publikimit
01/10/2020
Data e perfundimit
31-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Albi Shopping me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Shopping kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
MENAXHER/E për Blerje dhe Furnizim (3 vende pune)
Lokacioni: Prishtinë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Planifikon, udhëheqë dhe koordinon aktivitetet e blerjes, zyrtarëve të blerjes dhe punëtorëve tjerë të kyçur në blerjen e pro-dukteve
- Mbikëqyrë dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet e blerjes dhe shitjes në pikat e rrjetit
- Mbikëqyrë rrjedhjen, qarkullimin dhe mënyrën e menaxhimit të kategorive të caktuara përfshirë transferet e mallrave në bazë të kategorive të caktuara, nga një pikë në pikën tjetër, diferencë të çdo kategorie dhe përgjegjëse që nga fitimi i parë (debit)
- Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave shitëse
- Negocimi me furnitorë
- Identifikon dhe analizon linjat e reja të produkteve
- Implementon planet vjetore të blerjes dhe furnizimit
- Mban kontakte dhe bashkëpunon ngushtë me furnitor
- Përgatit raporte të ndryshme për blerje dhe furnizim
Kualifikimet:
- Diplomë universitare, preferohet dega administrim biznesi
- Përvojë pune 2 vjet në departament të furnizimit apo shitjës
- Shkathtësi të shkëlqyer komunikative dhe negociuese,
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Leja e vozitjes – kategoria B
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected]
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen