www.ofertapune.net Menaxher/e Operacional/e | PunaIme

Menaxher/e Operacional/e

Kompania

Grand Flowers

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-01-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Ne po rritemi me shpejtësi dhe tani kemi nevojë për një anëtar/e në pozitën e Menaxher/it – es operacionale në pikën tonë në Rrugën B. 

Si ekip shumë energjik dhe kreativ, i inspiruar nga aroma e luleve jemi në kërkim të personit që do të na bashkangjitet, bashkë do të jemi pjesë e momenteve të bukura dhe lumturisë së klientëve tanë çdo ditë.

Apliko tani për pozitën e hapur nga Grand Flowers!

Menaxher/e Operacionale 

Detyrat dhe Kriteret e nevojshme:

  • Përvojë paraprake të ngjajshme së paku 5 vite;
  • Udhëheq operacionet në lulishte;
  • Punon ngushtë me ekipin e floristëve dhe bën kordinimet me departamentet ndërlidhëse;
  • Përcjell performancën e hyrje-dalje dhe shit-blerjeve;
  • Bën kontrollin e kualitetit të produkteve të blera dhe të përgaditura;
  • Harton dhe analizon buxhetin e kostove operacionale;
  • Përcjell në baza ditore proceset dhe performancat e ndërlidhura me përfundimin e suksesshëm të qëllimeve të parapara të kompanisë;
  • Udhëheq procesin e menaxhimit të produktivitetit dhe zhvillon kulturën e punës duke u mbështetur në politikat dhe frymën e kompanisë;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planit të logjistikes në përputhje me objektivat e përgjithshme të kompanisë;
  • Diplomë universitare Bachelor / Master në Ekonomi dhe Menaxhment
  • Njohuri të avancuara në programet bazë kompjuterike;
  • Aftësi të mira analitike, për të vepruar me integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi të konsideruara organizative dhe vendim-marrëse;
  • Aftësi për të menaxhuar kërkesat ekipore;
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV dhe Letër motivuese në: [email protected]