www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Trajnimeve | PunaIme

Menaxher/e i/e Trajnimeve

Kompania

Meridian Express & Spar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-04-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

MENAXHER/E I/E TRAJNIMEVE

Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës/e për identifikimin e nevojave të stafit për trajnim, vlerësimin dhe trajnimin e tyre me qëllim të përmirësimit të performancës individuale dhe organizative, produktivitetit dhe kënaqësisë së tyre në punë
  • Përgjegjës/e për zhvillimin e programeve të reja dhe rishikimin e programeve ekzistuese të trajnimit si atyre të individualizuara dhe në grupe që adresojnë nevojat specifike të biznesit
  • Përgjegjës/e për përpilimin e materialeve mësimore për programet e trajnimit dhe përkujdesjen për përditësimin e vazhdueshëm të tyre
  • Mbajtjen e programeve të trajnimit dhe punëtorive si dhe nëse është e nevojshme propozimin dhe përzgjedhjen edhe të trajnuesve të jashtëm për trajnime specifike
  • Siguron që materialet dhe programet e trajnimit të jenë përditësuara dhe të sakta në çdo kohë
  • Përgjegjës/e për të vlerësuar dhe për të siguruar që trajnimi po plotëson nevojat e biznesit dhe po arrin rezultatet e synuara
  • Hulumton dhe përdor metoda dhe teknika të reja të trajnimit dhe mësimdhënies
  • Përgjegjës/e për përgatitjen e planit tremujor dhe vjetor të trajnimit për gjithë punonjësit e kompanisë
  • Krijon sistem trajnimi të brendshëm të punonjësve që identifikon nevojat e trajnimit, duke përfshirë vlerësimin e nevojave për trajnim, orientimin e punonjësve të rinjë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të personelit
  • Përgjegjës/e për përzgjedhjen e duhur të programeve të jashtme të trajnimit dhe konsulentëve
  • Përkujdeset që të ndjek suksesin dhe zhvillimin profesional të punonjësve duke përgatitur raporte periodike lidhur me programet e trajnimit, suksesin e arritur dhe vlerësimin e secilit pjesëmarrës në trajnim
  • Përgjegjës/e për përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit për programet e trajnimit dhe punëtoritë, si dhe përkujdesjen për kërkesat teknike dhe furnizimin me materialet trajnuese

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Eksperiencë pune në fushën e trajnimit apo menaxhimit të personelit për së paku dy (2) vite
  • Preferohet diplomë universitare
  • Njohuri të metodave të ndryshme të trajnimit apo mësimdhënies dhe shkathtësi në hartimin e programeve të trajnimit
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe punë ekipore
  • Aftësi vendimmarrëse, organizative dhe vetë iniciativë
  • Aftësi të shkëlqyera konunikimi verbal dhe në të shkruar si dhe aftësi për të motivuar punonjësit
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Aftësia për të moderuar në grupe të mëdha
  • Preferohet të posedojë patentë shofer të kategorisë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në  në [email protected] dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 19 Prill 2022 deri më 3 Maj 2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.