Menaxher/e i/e Sistemit Informativ (MIS)
Data e publikimit
16-05-2023
Data e perfundimit
29-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
KosInvest hap konkurs pune për
Menaxher/e i/e Sistemit Informativ (MIS)
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
Menaxher/e i/e Sistemit Informativ (MIS) duhet të plotësoj kriteret:
- Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informative (IT) apo fushë tjetër relevante.
- Përvojë e mëparshme në fushën e MIS dhe/ose IT, ose fushë tjetër relevante.
- Së paku 2 vite përvojë e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar, Bankë ose fushë tjetër relevante.
- Aftësi analitike dhe i/e dhënë pas detajeve.
- Të jetë në gjendje të menaxhoj disa punë në të njejtën kohë dhe të punojë me afate të caktuara.
- Aftësi për zhvillimin e ekipit dhe trajnimin e punonjësve për shfrytëzimin e sistemit.
- Aftësi të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze, preferohet dhe/ose gjuha serbe.
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike në MS Word; EXCEL; PowerPoint; Power BI; Data Modeling.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Shkruan dhe përditëson politika dhe procedura për departamentin e MIS dhe bën ndjekjen e tyre me saktësi.
- Përgjegjës/e për të raportuar tek departamentet përkatëse sipas planit të raportimit si dhe tek Partnerët e tjerë.
- Përgjegjës/e për barazimin dhe konsolidimin e të dhënave.
- Përgjegjës/e për të bërë ndryshimet e nevojshme në sistem sipas rregulloreve dhe zhvillimeve, përditësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit.
- Përgjegjës/e për automatizimin e të dhënave.
- Përgjegjës/e për sigurinë e të dhënave.
- Përgjegjës/e për monitorimin e punës së Operatorëve të të Dhënave si dhe trajnimin dhe ndërtimin e kapacitetit të tyre.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]
Kujdes: Shëno pozitën dhe rajonin përkatës në CV dhe subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 22 Maj 2023.