www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Shitjes | PunaIme

Menaxher/e i/e Shitjes

Kompania

Brunes Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-05-2023

Data e perfundimit

25-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Pershkrimi i pozicionit: MENAXHER SHITJE DEKOLL KOSOVE
 

Dekoll sh.p.k. pjese e BRUNES GROUP, është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Gama e produkteve tona në treg përfshin: kollë, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.

Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, Dekoll kërkon të punësojë një Menaxher Shitje per rrajonin e Kosoves (M) .

Kandidati i kërkuar do të mbajë përgjegjësi për gjetjen e klientëve të rinj si dhe duhet të sigurojë ruajtjen e klientelës ekzistuese.

Gjithashtu do të merret me studimin e tregut për të dhënë alternativa dhe sugjerime për strategji të ndryshme që mund të ndiqen për të përmirësuar dhe rritur shitjet.

Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Të ketë aftësi komunikimi dhe aftësi prezantimi të shkëlqyera;
  • Të zotërojë kualifikime universitare në fushën e menaxhimit të biznesit, shitjeve ose marketingut;
  • Të ketë grumbulluar të paktën 3 vjet përvojë në shitje;
  • Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (përbën përparësi edhe njohja e gjuhëve të tjera si serbo-kroatisht e maqedonisht);
  • Të përdorë programet e paketës MS Office;
  • Të jetë i pajisur me lejë drejtimi të klasit B.

Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit.

Përveç pagës, ofrohen stimuj financiarë bazuar mbi rezultatet në shitje.

Të gjthë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt në njoftim ose të dërgojnë CV e tyre në: [email protected]