www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale, Menaxher/e i/e Shitjes | PunaIme

Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale, Menaxher/e i/e Shitjes

Kompania

New Born Media

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-05-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

New Born Media është një kompani kreative dhe dixhitale ku ka synim zhvillimin e bizneseve të ndryshme duke përdorur tendencat më të fundit të marketingut dixhital.

Ne po hapim konkurs për pozitat Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale dhe Menaxher i/e Shitjes.

Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale

Përgjegjësitë:

  • Të bëj konceptimin, planifikimin dhe implementimin e strategjive të mediave sociale.
  • Të bëjë implementimin dhe optimizimin e kampanjave për të arritur objektivat e definuara.
  • Të jetë i shkathët në identifikimin dhe monitorimin e konkurrencës së klientëve.
  • Të realizojë raporte mbi rezultatet e çdo kampanje në rrjete sociale.
  • Të jetë i/e aftë të menaxhojë dhe të mbikqyrë performancën e kampanjave në rrjete sociale për brende dhe biznese.

Kualifikimet:

  • Të ketë minimalja 2 vite përvojë pune si Social Media Manager(përvoja në agjenci kreative është e preferueshme).
  • Të jetë i/e aftë të menaxhojë platformat si Facebook, Instagram, LinkedIn, Ads Manager, Google Analytics.
  • Të ketë aftësi planifikuese dhe te jetë i/e aftë për të punuar në grup.
  • Të jetë njohës i mirë i/e gjuhës angleze.
  • Të ketë ambicie për tu zhvilluar profesionalisht.

Menaxher i/e Shitjes

Përgjegjësitë:

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Të raportojë të dhënat ditore
  • Njohuri të mira kompjuterike
  • Të jetë i organizuar dhe të ketë vetëiniciativë
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
  • Të përcjellë konkurrencën
  • Të njohë tregun
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup

Kualifikimet:

  • Të ketë të mbaruar studimet e larta/Student në vitin e fundit
  • Së paku 1 vit përvojë pune shitje në terren
  • Të ketë njohuri të gjuhës Anlgeze.
  • Të ketë patent shoferi (e preferueshme)

Benefitet:

  • Benefite në bazë të performancës
  • Kontratë pune e rregullt dhe afatgjatë

Mund të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj me subjekt pozitë që jeni të interesuar në email adresën: [email protected]