www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale, Kuzhiniere Kreative për Përgatitje Ushqimesh për Rrjete Sociale | PunaIme

Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale, Kuzhiniere Kreative për Përgatitje Ushqimesh për Rrjete Sociale

Kompania

Kras Production

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-01-2025

Data e perfundimit

25-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kërkojmë: Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale

Jemi në kërkim të një Menaxher/eje të Rrjeteve Sociale për të menaxhuar platformat tona, rritur shikueshmërinë dhe gjeneruar të ardhura përmes strategjive të përshtatshme. Kandidati/ja duhet të jetë kreativ/e, i/e organizuar dhe me aftësi për të përdorur rrjetet sociale në mënyrë profesionale.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Menaxhimi i rrjeteve sociale:

  • Planifikimi dhe publikimi i përmbajtjes së rregullt në platforma si Instagram, TikTok, YouTube dhe Facebook.
  • Monitorimi i statistikave dhe analizimi i performancës së postimeve (angazhimi, shikimet, pëlqimet).
  • Përdorimi i trendeve të fundit për të krijuar përmbajtje që tërheq dhe angazhon ndjekësit.

2. Krijimi i përmbajtjes vizuale:

  • Krijimi dhe redaktimi i videove dhe materialeve vizuale për platforma të ndryshme.
  • Përshtatja e përmbajtjes sipas formateve të ndryshme të rrjeteve sociale (reels, video horizontale/vertikale).

3. Menaxhimi i monetizimit:

  • Aktivizimi dhe mirëmbajtja e opsioneve të monetizimit në rrjete sociale.
  • Organizimi i fushatave të sponsorizuara dhe bashkëpunimi me marka të tjera.
  • Menaxhimi i donacioneve dhe dhuratave nga ndjekësit përmes platformave të përshtatshme.

4. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e komunitetit:

  • Përgjigjja ndaj mesazheve dhe komenteve për të ndërtuar një marrëdhënie pozitive me ndjekësit.
  • Adresimi i komenteve negative dhe menaxhimi i situatave kritike me profesionalizëm.

5. Analiza dhe përmirësimi:

  • Përgatitja e raporteve mbi performancën e rrjeteve sociale dhe propozimi i ideve për përmirësime.
  • Zhvillimi i strategjive për të rritur angazhimin dhe ndjekësit në mënyrë të qëndrueshme.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes.
    Njohuri të avancuara në platformat e rrjeteve sociale (Instagram, TikTok, YouTube, Facebook).
    Aftësi për të krijuar dhe redaktuar përmbajtje vizuale.
    Kreativitet, fleksibilitet dhe aftësi për të ndjekur dhe përdorur trendet më të fundit.
    Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.

Detajet e punës:

  • Pozicioni: Full-time
  • Lokacioni: Në zyrë
  • Orari: Fleksibil

Nëse mendon se je personi i duhur për këtë pozitë, ju ftojmë të aplikoni me një CV dhe disa shembuj të punës tuaj!


Kërkojmë: Kuzhiniere Kreative për Përgatitje Ushqimesh për Rrjete Sociale

Po kërkojmë një kuzhiniere kreative dhe të organizuar për të përgatitur dy ushqime në ditë, duke u kujdesur për blerjen e produkteve dhe pastrimin e hapësirës pas përgatitjes. Ushqimet do të shërbejnë si pjesë e përmbajtjes për rrjetet tona sociale.

Detyrat tuaja:

1. Përgatitja e dy ushqimeve në ditë:

  • Gatimi sipas recetave të përcaktuara me kujdes të veçantë për prezantimin vizual të ushqimeve.

2. Blerja e përbërësve:

  • Organizimi dhe blerja e produkteve të freskëta dhe cilësore për recetat e përgatitura çdo ditë.

3. Mbajtja e hapësirës së punës të pastër:

  • Larja e enëve dhe pastrimi i kuzhinës pas çdo përgatitje.
    Sigurimi që kuzhina të jetë gati për ditën e ardhshme.

Detajet e punës:

  • Lokacioni: Në zyrë.
  • Orari: Deri sa të përgatiten dy ushqime dhe të përfundojnë detyrat përkatëse.
  • Ditët e punës: 6 ditë në javë.

Kërkesat:

  • Pasion për gatimin dhe aftësi për të krijuar ushqime të shijshme dhe me prezantim estetik.
  • Përvojë në kuzhinë (përvojë profesionale është përparësi).
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar kohën dhe detyrat e përditshme.
  • Kujdes maksimal për pastërtinë dhe higjienën në kuzhinë.

Nëse mendoni se kjo pozitë është për ju, aplikoni tani duke përfshirë një përshkrim të shkurtër të përvojës suaj dhe disa fotografi të gatimeve tuaja, nëse keni.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?