www.ofertapune.net Menaxher/e i/e pikave shitëse | PunaIme

Menaxher/e i/e pikave shitëse

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12-09-2022

Data e perfundimit

21-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvoje shumëvjeçarë ne industrinë e ushqimit me prodhimin e varieteteve te ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera te kualitetit shume te larte te cilat janë te certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve me te larta ndërkombëtare.

Me qellim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën në vijim :

Menaxher/e te pikave shitese – Prishtine

Detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për menaxhimin e stafit të dyqanit, ndarjen e detyrave dhe përgjëgjesive mes tyre
  • Trajton me përkushtim dhe gadishmëri cdo kërkese nga ana e punonjësve dhe konsumatorëve.
  • Përgadit vlerësimin periodik për përformancën e punonjësve dhe dërgon raporte tek menaxhmenti.
  • Motivon stafin në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së punës dhe rritjes së shitjeve
  • Eshtë përgjëgjës për implementimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe eventeve të paracaktuara nga supervizorët.
  • Zbaton me përpikmëri detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara

.Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollimi universitar në fushë relevante
  • Përvojë e punës në shitje apo menaxhim të paktën 2 vite
  • Njohja e paketës Office
  • Fleksibilitet  në punë ekipore
  • Aftësi komunikuese, iniciative, kreativitet

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre se bashku me foto përmes postës elektronike: [email protected]

Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Konkursi mbetet i hapur nga data 12/09/2022 deri me 02/10/2022