Menaxher/e i/e Klientëve
Data e publikimit
22-11-2023
Data e perfundimit
03-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Menaxher/e i/e Klientëve
Chester Production është kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjes televizive, marrëdhënie me publikun si dhe organizim të eventeve. Për momentin jemi në kërkim të Menaxherëve me Klientët që do të jetë pjesë e revistës/portalit “Kapitali” si dhe realizimit të emisionit ´´7 ditë me Panxhën´´ që transmetohet në Klan Kosova.
Nëse jeni energjik, të motivuar dhe kërkues aplikoni. Për ju është e përgatitur një paket atraktive e punësimit.
Pozita : Menaxher/e i/e Klientëve
Lokacioni: Prishtinë
Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi
Orari: 40 orë pune
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Detyrat / përgjegjësitë e mëposhtme janë indikative dhe mund të modifikohen sipas nevojave të projekteve:
- Krijon portfolio të llogarive të klientëve dhe monitoron aktivitetet e vazhdueshme të lidhura me produktet e ofruara.
- Menaxhon, rishikon progresin dhe shpërndarjen reklamave të klientit, në TV, Reviste dhe Web Portal.
- Takime të rregullta me klientë si dhe raportimi për gjendjen aktuale dhe zbatimin e projekteve të tyre.
- Gjetja e klientëve, prezantimi i produkteve që ofron kompania si dhe potencialet e reja për bashkëpunim.
- Monitorimi i performancës së punës së kolegëve dhe përcaktimi i objektivave të shitjeve.
- Hulumton tregun dhe bën përgatitjen e raporteve mbi produktet dhe trendet në tregun medial.
- Vendos dhe mban kontakte me palët e interesit, si nga sektori publik ashtu edhe privat;
- Si dhe detyra të tjera në bazë të kërkesave dhe nevojës së kompanisë;
Kriteret dhe kushtet për pranim:
- Përvojë pune minimum 2 vite, preferohen kandidatët që kanë përvoje pune në sektorin e marketingut dhe marrëdhënieve publikun.
- Kualifikimi i lartë universitar (Bachelor) është i obligueshëm, në degët Gazetari, Komunikim Masiv, Marketing , Ekonomi ose Biznes.
- Energjia, entuziazmi dhe aftësia për të punuar nën presion për të përmbushur afatet dhe objektivat kërkuese.
- Niveli i lartë i aftësive analitike dhe organizative, si dhe vëmendje e shkëlqyer ndaj detajeve.
- Aftësi të mira në gjetjen, negocimin dhe mbylljen e marrëveshjeve me klientët.
- Njohur në funksionimin dhe ofrimin e produkteve mediale si reklamimit në TV, shtyp dhe web portal.
- Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe.
- Njohuri e mirë e gjuhës angleze.
- I/e aftë të mbajë informatat konfidenciale në mënyrë të përshtatshme;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe bashkëpunim në ekip;
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht në programet e Microsoft Office-it;
- Gatishmëri për punë jashtë orarit;
Si të aplikoni:
Konkursi është i hapur deri më datën 30 Nëntor 2023. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butontit ‘Apliko Këtu’
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.