www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Dyqanit | PunaIme

Menaxher/e i/e Dyqanit

Kompania

Lindex

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-01-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

A e keni pasion modën dhe e pëlqeni punën me konsumatorë?

Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtarë të modës dhe zhvillimit të karrieres tuaj në rolin e Menaxherit të dyqanit, pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.

Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 460 dyqanesh në 18 tregje dhe me platformën e shitjeve online. Lindex shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, fëmijë, të brendshme për femra dhe së fundmi edhe me linjën e bukurisë.

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit të Lindex Kosova dhe i plotësoni kriteret e mëposhtme, dërgoni CV-në tuaj në adresën e postës elektronike: [email protected]

Lokacioni: Prishtina Mall

Pozicioni: Menaxher/e dyqanit

Konkursi vlenë vetëm deri me date 12.02.2023

I raporton: Udhëheqësit të Projektit

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

Menaxher i dyqanit është përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes dhe rritjen e profitit të dyqanit në përputhje me objektivat e biznesit. Menaxheri i dyqanit udhëheq dhe zhvillon punonjësit në dyqan dhe siguron që koncepti, vizioni, vlerat & operacionet vizuale të Lindex zbatohen plotësisht në mënyrë që t’iu ofrojmë konsumatorëve një përvojë të modës së klasit botëror.

  • Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë kolektive dyqanin e Lindex Kosova në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Lindex-it në Kosovë dhe në
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë se pergjithshme të shitjeve të dyqanit për të arritur objektivat e biznesit.
  • Së bashku me Udheheqësin e Projektit, përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e nevojshme për të arritur objektivat e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe për të siguruara komercialitetin e artikujve.
  • Përgjegjës për hartimin e planit (parashikimeve) te shitjeve vjetore dhe 3-mujore te dyqanit.
  • Përgjegjës për zhvillimin e programit të besnikërisë së Lindex Kosova – MORE në bashkëpunim me stafin e dyqanit.
  • Ofron shërbim të shkëlqyer për konsumatorët në mënyrë që të ndikoj në rritjen e shitjeve.
  • Pergjegjës per hartimin e raporteve të shitjes në baza të rregullta sipas kërkesave të menaxhmetit të kompanisë.
  • Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences se Lindex Kosova për ti njohur më mire konsumatorët dhe kërkesat e tyre.
  • Në mënyrë aktive zhvillon të gjitha aktivitetet e dyqanit sipas konceptit te Lindex-it.
  • Mbështet operacionet e punës lidhur me aspektin vizual të dyqanit dhe është përgjegjës për respektimin dhe mirëmbajtjen e udhëzimeve të Lindex-it për aspektin vizual të dyqanit.
  • Planifikon operacionet e punës në dyqan dhe organizon ndarjen e detyrave për ekipin.
  • Merr iniciativa dhe vepron për të arritur objektivat e dyqanit dhe trajnon punonjësit në dyqan për ti arritur objektivat e përbashkëta dhe ato individuale.Jep feedback dhe vlerëson performancën.
  • Rekruton, trajnon, zhvillon dhe, nëse është e nevojshme, përfundon maredhëniet e punës së punonjësve në dyqan.
  • Komunikon dhe siguron informacion në lidhje me objektivat, udhëzimet, politikat dhe vlerat e Lindex-it dhe sigurohet që këto të zbatohen.
  • Përgjegjës për ambientin e punës në dyqan përfshirë sigurinë, menaxhimin e krizave dhe rrezikut sipas rregulloreve dhe udhëzimet të Lindex-it.
  • Përmirëson vazhdimisht metodat e punës ne kuadër të vendit të punës.
  • Merr përgjegjësi për zhvillimin e aftësive dhe përformancës.
  • Ndjek me kujdes:
  • Cilësinë e rezultateve të
  • Përformancën e stafit të
  • Efektin e marketingut në ndërlidhje me të dhënat nga shitjet.
  • Vepron sipas dokumenteve udhëzuese të zyrës qendrore të Lindex në Suedi.
  • Vepron sipas politikave, vlerave dhe mënyrës së punës së Lindex-it.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diploma universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Dizajn të modës ose të ngjashme.
  • Përvojë min. 3 vjecare në fushën e modes – ‘fast fashion’ dhe ne shitjet me pakicë.
  • Pasioni për modën dhe njohuri rreth shitjeve me pakicë.
  • Përvoje ne pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit.
  • Njohuri ne fushen e financave.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezentimit.
  • Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi.
  • Njohja e gjuhes angleze eshte obligative.
  • Aftësi në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office.
  • Përvojë dhe aftësi në shfrytëzimin e WordPress dhe/ose platformave të ngjashme për menaxhimin e shitjeve në Ecommerce – Online.

Vlerësimi i përformancës:

  • Rezultatet e punës dhe performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës.
  • Përformanca gjatë punës në ekipi dhe vlerësimi nga ekipi.
  • Profitabiliteti i dyqanit që e menaxhon.
  • Përformanca dhe veprimet sipas kritereve dhe vlerave të brendit Lindex.
  • ‘Commercial follow – up’
  • Sjellja dhe veprimet sipas pikëpamjes së Lindex lidhur me pozicionet udhëheqëse të punë

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit të Lindex Kosova dhe i plotësoni kriteret e mëposhtme, dërgoni CV-në tuaj në adresën e postës elektronike: [email protected]