www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore | PunaIme

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

Kompania

Albi Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-05-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

Albi Group shpall konkurs:

Pozita: MENAXHER/E I/E BURIMEVE NJERËZORE

Vendi i punës: Prishtinë

Objektivat dhe detyrat kryesore:

  • Identifikimi i pozitave të lira të punës në kompani,
  • Përgaditja e konkursve, dhe rekrutimi i stafit,
  • Krijimi dhe zbatimi i politikave të kompanisë
  • Përgjegjës për motivimin dhe organizimin e trajnimeve të punëtorëve sipas normave të kompanisë
  • Monitoron punën e sistemit të BNj, rifreskimi i të dhënave personale të punonjësve,
  • Bënë përmbledhje e të dhënave për përpilimin e raporteve vjetore dhe sistemit të vlerësimit të performancës
  • Menaxhon ankesat, parregullsitë dhe nevojat e personelit
  • Kryen edhe detyra tjera sipas natyrës dhe nevojave të kompanisë

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare – master, preferohet fakulteti ekonomik, Juridik apo Burime Njerëzore
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë punë në Menaxhim të Burimeve Njerëzore
  • Të njohë gjuhën angleze
  • Njohuri të mirë të MS Office
  • Shkathtësi të menaxhimit të punës në presion
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur lokacionin dhe pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected]

Konkursi është i hapur deri me datën 31.05.2022.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.