Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore
Data e publikimit
15-01-2025
Data e perfundimit
14-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitën e hapur të punës Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore. Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.
Lokacioni Zyret Qëndrore, Magj.Prishtinë-Mitrovicë
Paga dhe benefitet Paga Mujore, shujta ditore
Data e fundit 14.02.2025
Pozita Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore
Orari Orar i plotë
Aplikimi Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellese në: [email protected]
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore:
- Përgatitja dhe zbatimi i politikave të Burimeve Njerëzore dhe siguron që ato të jenë në përputhje me ligjet në fuqi;
- Menaxhon nevojat e përditshme administrative dhe strategjike të Burimeve Njerëzore të kompanisë;
- Menaxhimi i procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së personelit;
- Menaxhimi i marrëdhënieve të punës duke përfshinë përgatitjen e kontratave të punës dhe dokumenteve tjera për themelimin e marrëdhënies së punës në mes të punësuareve të rinjë dhe Punëdhënësit;
- Përgatitjen e listës së pagave mujore;
- Trajton ankesat dhe bënë zgjidhjen e problemeve të punonjësve;
- Zhvillon strategjite për matjen e performancës dhe motivimin e të punësuareve;
- Organizon dhe evidenton nevojat per trajnim të punonjësve;
- Ne koordinim me avokatin e Kompanisë harton dokumente te ndryshme administrative / ligjore te cilat mund t’i nevojiten kompanisë;
- Ofron mbështetje rregullatore dhe udhëzime për të gjitha njësitë organizative brenda kompanisë;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.
Kualifikimet për pozitën Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore:
- Diplomë univestiteti në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Menaxhim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme;
- Të ketë përvojë pune në fushën e Burimeve Njerezore (+3 vite);
- Njohja e gjuhës angleze;
- Njohuri të mira ligjore;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
Aplikimi: Mund të aplikohet direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose duke dërguar CV dhe dokumentet percjellëse në: [email protected]
Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.
Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.
Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë.